• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FATI I NAFTËTARËVE TË BALLSHIT/ Balla: Procesi i privatizimit një maskaradë, Prokuroria Speciale Anti-Korrupsion të hetojë
Home
Politikë

FATI I NAFTËTARËVE TË BALLSHIT/ Balla: Procesi i privatizimit një maskaradë, Prokuroria Speciale Anti-Korrupsion të hetojë

30 October, 2021 s.autor Politikë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i pyetur për situatën në rafinerinë e Ballshit dhe për fatin e naftëtarëve,tha se drejtësia është ende në kohë të hetojë.

Balla theksoi se me rafinerinë Ballshit është bërë një maskaradë me procesin e privatizimit.

Po ashtu ai u shpreh se gjithçka zgjidhet me dialog dhe se qeveria Rama i ka dhënë të gjitha provat e bashkëpunimit për të çuar përpara këtë çështje.

Pyetje: Naftëtarët e Ballshit sot përballen me një situatë të pazakontë dhe pritet të rifuten në grevë për të fituar jo vetëm pagat e prapambetura, por edhe rivendosjen në punë të Uzinës.

Balla: Këtu biem të gjithë dakord se mazhoranca ka një meritë që pas 30 vitesh është shumica e parë qeverisëse në vend që ka miratuar statusin e naftëtarëve. Ne kemi ngritur mekanizma të veçantë për personat që kanë pasur punë të vështirë, por që për arsye të ndryshme nuk kanë marrë atë që meriton.

Për të qenë korrekt me Ballshin, unë sot dua të them që drejtësia është ende në kohë për të hetuar të gjithë maskaradën e ndodhur në rafinerinë e Ballshit, unë kam qenë një nga deputetet që kam denoncuar mënyrën e privatizimit dhe vazhdoj të kem dyshime se në atë proces jo vetëm shteti shqiptar, por edhe punonjësit janë të dëmtuar.

Jemi ende në kohë për të hetuar se si u shkatërrua një nga rafineritë më të mira në Ballkan. Unë apeloj tek Prokuroria Speciale Anti-Korrupsion që të hetohet i gjithë procesi i privatizimit të asaj refinerie. Me punonjësit është bërë në kontratë para disa muajsh dhe është respektuar nga ana e qeverisë për pagesat kalimtare dhe do të vijojmë të kemi interes të veçantë për këtë çështje, qoftë me atë që kryeministri ka deklaruar me mundësinë e gjetjes së një investitori për ta sjellë sërish në punë

Pyetje: Morën dhe rrogën e fundit , tani do të presin Reformën në Drejtësi që po ecën me hapin e breshkës apo do të presin qeverinë Rama që ka një vit që e di problemin , por nuk ka dhënë zgjidhje?

Balla: Qeveria Rama është e vetmja që ka bërë dy gjëra të mëdha për punonjësit e sektorit të naftës. Përmes dialogut dhe bashkëpunim do të gjejmë zgjidhjet e duhura

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ELCHE-REAL MADRID/ Ancelotti i beson treshes së sulmit Rodrygo-Diaz-Vinicius (FORMACIONET ZYRTARE)
Previous article NGA VENECIA NË ABU DHABI E DUBAI/ Ja cilat janë 10 “parajsat” në Tokë

s.autor

Postime të ngjashme

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT