• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Fati i mjekut që ndihmoi CIA-n të gjente Bin Ladeni/ Drejtoi fushatën me qëllim që…
Home
Jetë

Fati i mjekut që ndihmoi CIA-n të gjente Bin Ladeni/ Drejtoi fushatën me qëllim që…

4 May, 2018 F.autor Jetë

Pakistani ka hedhur poshtë njoftimet se po negocion në rrugë sekrete një marrëveshje për lirimin dhe dorëzimin tek Shtetet e Bashkuara të një mjeku të burgosur, i cili ndihmoi Agjencinë Qendrore të Zbulimit, CIA, që të zbulojë dhe vrasë shefin e al-Qaidës, Osama bin Laden në vitin 2011.

Mjeku pakistanez Shakil Afridi drejtoi një fushatë për gjoja vaksinimin kundër hepatitit B, për të mbledhur kampione gjenetike të familjes së bin Ladenit.

Mjeku ndihmoi ushtrinë amerikane në gjetjen e kryeterroristit në qytetin Abbottabad, në thellësi të Pakistanit. Ditë më pas, Afridi u arrestua pas përhapjes së lajmit mbi rolin e tij në ndëhyrjen e trupave speciale amerikane, të cilën Islamabadi e quajti si shkelje të sovranitetit. Mjeku u nxor në gjyq me shpejtësi dhe u dënua me 23 vjet burg për financim të terroristëve në distriktin e tij fisnor në kufi me Afganistanin.

Zyrtarët amerikanë e vlerësuan mjekun si hero për ndihmën për të sjellë para drejtësisë njeriun që qëndronte pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara. Burgimi i Arifidit ka qënë ndër problemet e tensionit me Amerikës dhe Pakistanit.

“Asnjë marrëveshje nuk po negociohet”, u shpreh në një konferencë shtypi zëdhënësi i Ministrisë së Jatshme, Mohammad Faisal.

Zyrtarët amerikanë thonë se akuzat ndaj mjekut ishin përshtatur për ta dënuar atë për rolin në bastisjen e suksesshme që eleminoi shumë të kërkuarin shef të al-Qaidës. Uashingtoni ka kërkuar prej kohësh lirimin e tij.

Zëdhënësi Faisal tha se në takimet e fundit mes zyrtarëve amerikanë dhe pakistanezë, çështja e mjekut Arifidi nuk ishte prekur, dhe as që ka patur ndonjë propozim të Pakistanit për dorëzimin e tij tek ndonjë vend tjetër.

“Në emër të Ministrisë së Jashtëme, mund t’ju siguroj se ai nuk po u dorëzohet amerikanëve”, u shpreh ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DORËHEQJA/ Artan Hoxha me deklaratë të FORTË: Nëse Saimir Tahiri flet, qeveria "Rama" bie...
Previous article Tahiri flet për PËRPLASJET me Metën: Shpëtoi nga drejtësia edhe pse doli me bllok në...

F.autor

Postime të ngjashme

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru Jetë

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh Jetë

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh

E DHIMBSHME/ 2-vjeçarja ndërron jetë pasi u abuzua fizikisht dhe seksualisht nga nëna dhe partneri i saj! Jetë

E DHIMBSHME/ 2-vjeçarja ndërron jetë pasi u abuzua fizikisht dhe seksualisht nga nëna dhe partneri i saj!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT