Policia ka arrestuar ditën e sotme dy ‘SKIFTERA” nga Fieri. Dy të rinjtë Enea Hyseni, 19 vjeç, banues në Fier dhe Fation Ahmetaj, 32 vjeç. Te dy keta persona ishin të shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”
Njoftimi i plotë i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
•Enea Hyseni, 19 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.
*Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
•Fation Ahmetaj, 32 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.
Alpenews.al ju siguron foton e njërit prej të arrestuarve Fation