• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Fati i ADRIATIK LLALLËS vendoset të mërkurën. Çfarë pritet të ndodhë në procesin e caktuar kundër tij (DETAJET)
Home
Breaking News

Fati i ADRIATIK LLALLËS vendoset të mërkurën. Çfarë pritet të ndodhë në procesin e caktuar kundër tij (DETAJET)

13 May, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (shkalla e dytë e procesit të vettingut) ka thirrur të mërkurën e javës që po vjen, datën 16 maj ora 10:00, ish Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla për të nisur procesin administrativ ndaj tij për të kaluar në filtrin e kontrollit të pasurisë, figurës dhe atë profesional. Shqyrtimi çështjes ndaj tij do të zhvillohet në një seancë gjyqësore publike në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Procesi Administrativ

Trupi Gjykues, përbëhet nga gjyqtarët, Sokol Çomo si kryesues i Trupit Gjykues, Luan Daci si Relator i Çështjes dhe anëtarët: Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Ina Rama. Seanca e apelimit vjen pasi Kolegji i Posaçëm ka marrë në shqyrtim çështjen e dorëzuar nga Komisioneri Publik, ku kërkohet që ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla t’i nënshtrohet vettingut.

Ky proces ndaj Adriatik Llallës u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar apeli dhe rrjedhimisht nga i gjithë sistemi i drejtësisë. Verdikti u mor në atë kohë nga trupi gjykues i KPK (shkalla e parë e vettingut) me kryesues Roland Ilia dhe anëtarët Pamela Qirko dhe Olsi Komçi.

Shtegu për dorëheqje në çdo kohë, që do të thotë shpëtim nga vettingu u hap pikërisht nga Gjykata Kushtetuese gjatë interpretimit të ligjit të rivlerësimit. Dosjet e të dorëhequrve dhe të të papërshtatshmëve arkivohen, por nëse kërkohen nga prokuroria, atëherë ata i nënshtrohen edhe kontrollit penal.

Procesi penal

Largimi i Llallës nga drejtësia solli menjëherë reagimin e ambasadorit amerikan Donald Lu. Diplomati amerikan kujtonte se askush nuk mund t’i shpëtonte drejtësisë. Nuk vonoi shumë dhe kundër tij filluan hetimet zyrtare për katër akuza nga Prokuroria e Durrësit. Pak javë më parë dosja e tij me nr 447 i kaloi për kopetencë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe prokurori i kësaj çështje është caktuar Klodian Braho.

Burimet mediatike thanë se Prokuroria e Krimeve të rënda ka bërë gati kërkesën drejtuar gjykatës së Krimeve të Rënda për vlerësimin e masës së arrestit ndaj Adriatik Llallës. Me këto dy çështje, njëra administrative në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe tjetra penale, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kjo javë e re konsiderohet vendimtare për fatin e mëtejshëm juridik të Adriatik Llallës i konsideruar si një ndër “peshqit e mëdhenj” që pritet të bien në rrjetën e drejtësisë së re.

Përgatiti: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Icardi i pasigurt për të ardhmen: Do të flas me klubin…
Previous article Pjesa e parë/ Asani ''hedh'' Vllazninë në të parën, Kamza dhe Flamurtari nuk prodhojnë asgjë

Redaktor1

Postime të ngjashme

MOT KRYESISHT I KTHJELLËT/ Parashikimi për këtë të mërkurë Aktualitet

MOT KRYESISHT I KTHJELLËT/ Parashikimi për këtë të mërkurë

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes Breaking News

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT