• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FARMACIA” NË KORÇË/ Transportonin kontrabandë, ARRESTOHEN 3 persona, 2 doganierët…
Home
Aktualitet
Kronikë

“FARMACIA” NË KORÇË/ Transportonin kontrabandë, ARRESTOHEN 3 persona, 2 doganierët…

29 June, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Kronikë

Policia ka njoftuar për finalizimin e operacionit të koduar “Farmacia” në Korçë, ku u kapën në flagrancë 3 persona për kontrabandë barnash dhe 2 doganierë u proceduan nën akuzën “Shpërdorim detyre”.

 

NJOFTIMI I POLICISË:

Korçë

Finalizohet me sukses operacioni antikontrabandë i koduar “Farmacia”.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, si edhe procedohen penalisht në gjendje të lirë dy doganierë të Doganës së Kapshticës, për shpërdorim detyre.

Sekuestrohen sasi medikametesh të dyshuara si kontrabandë.

Specialistët e Seksioneve për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtoritë Vendore të Policive Korçë dhe Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin antikontrabandë të koduar “Farmacia”, si rezultuat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i tre shtetasve:

• Y.C, 47 vjeç, banues në Korçë,
• R.N, 35 vjeç, banues në Tiranë,
• R.Xh, 58 vjeç, banues në Korçë.

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj dy shtetasve të tjerë:

• K.P, 39 vjeç, banues në Bilisht
• H.Xh, 52 vjeç, banues në Pogradec (të dy me detyrë doganierë pranë Doganës së Kapshticës).

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë, kanë ushtruar në mjetin tip “Benz” të shtetasit Y.C, në Korçë, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të dyshuara kontrabandë, të cilën ky shtetas ia kishte marrë shtetasit R.Xh, i cili me mjetin e tij tip “Volkswagen Sharon”, bënte kalimin në mënyrë të kundërligjshme të saj, nga Greqia drejt Shqipërisë, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës, duke shmangur detyrimet doganore.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se dy doganierët shtetasit K.P dhe H.Xh, kanë shpërdoruar detyrën duke mos ushtruar kontrollin e duhur në brendësi të mjetit tip “Volkswagen Sharon” të shtetasit R.Xh.

Sasinë e medikamenteve shtetasi Y.C, do ta transportonte nga Korça në drejtim të Tiranës, për në farmacinë e shtetasit R.N, gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet e së cilës, iu gjet e sekuestrua një tjetër sasi tjetër medikamentesh me mbishkrime të huaja, të dyshuara si kontrabandë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industrial” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTOGP/ Shikoni “Fluturimin” e frikshëm të Jorge Lorenzos (VIDEO)
Previous article BABË E BIJË NË STADIUM/ Beckam puthi vajzën në buzë, ja reagimi i fansave (FOTO)

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

VRASJA NË KAMËZ/ Detajet: Konflikti nisi në kalçeto (EMRI) Aktualitet

VRASJA NË KAMËZ/ Detajet: Konflikti nisi në kalçeto (EMRI)

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË KAMËZ/ Qëllohet për vdekje 1 person! Identifikohet autori i vrasjes Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË KAMËZ/ Qëllohet për vdekje 1 person! Identifikohet autori i vrasjes

NGA CNN, TEK BBC/ Mediat ndërkombëtare jehonë protestës në Tiranë kundër Ramës Aktualitet

NGA CNN, TEK BBC/ Mediat ndërkombëtare jehonë protestës në Tiranë kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT