Mirësevini në “Mbretërinë mistike të Shining Hand Ranch” në Ashland Oregon.
Kjo vilë është dizenjuar me ndihmën e disa dizajnerave vendas.
Iu deshën plot 1 vit e gjysëm Ed Bemis-it që të gdhendëte derën kryesore.
Çdo gjë është menduar me detaje dhe me kujdes. Dyshemeja të jep përshtypjen e një rrjedhe lumi. Shkallët që të çojnë në katin e sipërm janë një mrekulli më vete pasi janë gdhendur me mjeshtëri dhe janë marrë nga degët e pemëve manzanita (pemë që ndodhen në këtë zonë).
Një mozaik dragonjsh që simbolizojnë zjarrin dhe akullin janë dizenjuar në oxhakun e kësaj vile.
Tualeti është i punuar me granit blu të llojit Van Gogh.
Dritare të mëdha që fusin shumë dritë dhe shohin nga mali Ashland, Taowhywee, Wagner Butte, mali Shasta dhe Pilot Roc, e bëjnë akoma më të veçantë pamjen.
Pas gjithë këtyre që patë dhe lexuat, do donit të jetonit këtu?