Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën, pasi një familje me pesë anëtarë kanë vdekur gjatë një aksidenti në Kosovë.
Por rastet kur familjet janë shuar tragjikisht në aksidente nuk janë të pakta. Mjafton të kujtojmë tragjedinë e Velipojës, ku Edmond Preka dhe fëmijët e tij mbeten të vdekur, apo atë të para disa viteve ku familja po vinte në Shqipëri me pushime dhe tre prej pesë anëtarëve humbën jetën.
Çfarë ndodhi sot në Kosovë:
Aksidenti ka ndodhur kur automjeti i tipit BMW është përplasur me një autobus.
Thuhet se në makinen e familjes nga Sopia e Suharekës, kanë qenë kryefamiljari J.S., me bashkëshorten, dy fëmijët e tyre si dhe nëna e viktimës J.S.
Kësaj familjeje, ngjarje e rëndë iu kishte ndodhur edhe para 29 viteve.
Babai i viktimës J.S, së bashku më dy vëllezërit e tij kishin vdekur në një aksident në rrugën e Duhles.
Nesër, Suhareka do të mbajë ditë zie në përkujtim të pesë viktimave-anëtarë të së njëjtës familje që vdiqën sot si pasojë e një aksidenti në trafik në autostradën Duhel-Suharekë.
Tragjedia e familjes Preka në Velipojë, vdes kryefamiljari dhe fëmijët
Tragjedia që përfshiu familjen Preka, është ndoshta nga më të rëndat e viteve të fundit për ndonjë familje shqiptare të shuar në aksidentet automobilistike në Shqipëri. Më të dhimbshme, atë e bën fakti se u shuan fëmijë nga disa muajsh, deri në 5 vjeç.
Si ndodhi aksidenti: Pas përfundimit të ekspertizës, grupi hetimor për aksidentin tragjik në Aksin Shkodër-Velipojë ku humbën jetën babai dhe 2 fëmijët e u plagosën 4 të tjerë. Sipas ekspertizës, shkak për aksidentin është bërë parakalimi i gabuar i mjetit ‘Alfa Romeo’ ku ndodheshin 5 anëtarët e familjes Preka.
Vijimi: Menjëherë u mësua se babai i tre fëmijëve dhe foshnja 8 muajshe mbetën të vdekur në vend. Pas tyre, edhe vajza 5 vjeçe.
Edmond (Gjergj) Preka, mbante dy mbiemra, arsyeja e së cilës është ende e paditur.
Në mbrëmje u tha se vajza e tretë (10 vjeçe), ndërroi jetë gjithashtu por më vonë sqaruan se gjendja e vajzës ështe shumë e rëndë dhe rikthimi i saj në jetë ështe thuajse i pamundur.
E vetmja e mbijetuar, është nëna e femijëve dhe bashkëshortja e Edmond Prekës.
Ktheheshin nga dasma, familja shuhet në aksidentTre pjesëtarë të një familjeje kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti, teksa ishin duke u kthyer nga një dasmë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës në afërsi të fshatit Varibop, në aksin rrugor Levan- Tepelenë, ku mjeti tip “Suzuki” ka rënë në kanal.
Makina tip Suzuki ka përfunduar në krahun tjetër të rrugës, duke rënë më pas në një kanal me ujë. Policia beson se aksidenti ka ndodhur gjatë natës dhe se vdekja e 3 personave është shkaktuar nga mbytja në ujë.
32-vjeçari Fisnik Murataj, e fejuara e tij franceze Noza Ahamout (34 vjeç) si dhe kushëriri i Fisnikut, 30-vjeçari Agustin Murataj, po ktheheshin nga dasma e vëllait të drejtuesit të mjetit.
Vdesin tre pjesëtarë të familjës, rrugës për Shqipëri
Kishin planifikuar të vinin në Shqipëri për të kaluar pushimet, por një aksident tragjik rrugor i mori jetën 3 prej 5 pjesëtarëve të familjes Isufi e cila banonte në Londër.
Babai, Erjon Isufi, vajza e tij 14 vjeçe Ramela dhe djali Riçard 15 vjeç kanë gjetur vdekjen, ndërsa bashkëshortja Meri dhe djali më i vogël, Klivi, 9 vjeç janë plagosur.
Makina e cila drejtohej nga kryefamiljari Erioni, 37 vjeç është përplasur me një kamion në Slano të Kroacisë, rreth orës 08:00 të mëngjesit të 31 korrikut 2014.
Së bashku me disa miq të tyre ata kishin nisur udhëtimin për të ardhur në Shqipëri me pushime. Po udhëtonin drejt Dubrovnikut kur mendohet se Erioni ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me kamionin.
Familja Isufi kishte marrë shtetësi britanike.
Përgatiti: AlpeNews.al








