Nëna e Florenc Beqirit Laureta Beqiri dhe gjyshja Fife Rexha reagojnë pas ndarjes nga jeta të Florenc Beqirit në Francë, raporton “Panorama”.
Nëna e tij mes lotësh ka dyshime se Florencin e ka vrarë policia franceze ose të burgosurit.
Ajo thotë se Florenci ka qenë rreth një muaj në burg. Hera e fundit kur ka folur me djalin ka qenë data 8 dhjetor. Më pas njëherë familjaret kanë folur me një polic të burgut i cili i ka thënë Florenci ka shkuar u dhunuar në spital.
Nena e Florencit shprehet se burri i saj e ka gjetur djalin të dhunuar në spital, me tela në mish. Familjaret kanë dyshime se mjeket francez i kanë hequr tubat e oksigjenit ndërsa edhe gjyshja e tij dyshon se është një vrasje në bashkëpunim mes policisë dhe spitalit për të fshehur ngjarjen.
Familja Beqiri kërkon drejtësi dhe të zbardhet ngjarja. Po ashtu i bën apel shtetit që të sjellin trupin e Florencit sepse skanë mundësi ekonomike.




