• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FALSIFIKONIN…”/  Veliaj SQARON pse u pezulluan 1 muaj abonetë e përgjithshme: Do largojmë…
Home
Politikë

“FALSIFIKONIN…”/ Veliaj SQARON pse u pezulluan 1 muaj abonetë e përgjithshme: Do largojmë…

25 July, 2021 s.autor Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpjegoi dje se pezullimi për më pak se 1 muaj i aboneve të përgjithshme në Tiranë, u bë për të parë se cilat linja autobusësh spekulonin me to. Në prezantimin e linjës së gjelbër dhe flotës së parë të autobusëve hibrid/elektrik në Tiranë, Veliaj deklaroi se kompani spekulante kanë falsifikuar në shumë raste abonetë dhe biletat.

“E kishim të nevojshme që ta pezullonim qoftë edhe një muaj abonenë e përgjithshme, ndërkohë që abonetë e tjera u shitën normalisht në treg, për të kuptuar se cila nga linjat funksiononte, cila gënjente, cila abuzonte dhe cila bënte evazion. Shpeshherë jemi lënë në baltë edhe nga prokuroria, edhe nga ata që kanë filluar hetimet për linja që dihen botërisht se janë spekulantë, por na duhet një dokument ligjor. Janë kapur linja që falsifikojnë bileta, që falsifikojnë abonenë, janë kapur linja që i shesin ato në treg të zi dhe spekulojnë me mënyrën se si funksionon aboneja e përgjithshme “, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë paralajmëroi se të gjitha kompanitë që janë kapur në shkelje dhe kanë abuzuar me shërbimin ndaj qytetarëve, nuk do të lejohen të operojnë më. “Ishte shumë e rëndësishme të përgatiteshim për hapjen e një linje të re, duke kuptuar dhe duke bërë një analizë se çfarë nuk shkonte me linjat e vjetra. Bashkë me lajmin e mirë të hapjes së linjës së re, do të kemi edhe disa lajme të tjera për disa linja që nuk do të vazhdojnë më funksionimin në qytetin e Tiranës, o prej ndotjes së jashtëzakonshme që kanë prodhuar, ose prej faktit se në mënyrë sistematike mashtrojnë publikun dhe Bashkinë e Tiranës, si me abonetë, si me biletat, si me shërbimin”, tha Veliaj.

Për të rritur shërbimin, Bashkia e Tiranës falë edhe projektit me GIZ, ka pajisur të gjithë autobusët me GPS. “Chip-i i GPS do na tregojë ekzaktësisht si është kryer shërbimi, se kur ka qenë në stacion, me çfarë shpejtësie ka ecur mjeti. Do të kemi mundësi që dhe t’i provojmë Gjykatës Administrative kur marrim vendime për të hequr një linjë ose vendime për të larguar operatorë spekulantë nga qyteti i Tiranës”, nënvizoi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Ja si SHBA-ja synon t’ia kalojë Rusisë dhe Kinës, në garën e diplomacisë së vaksinave
Previous article E BUJSHME/ “Është si Aguero”, Kuman i bën Laportës kërkesën e madhe për Rei Manajn

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit Politikë

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT