• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FALSIFIKOI VDEKJEN E TIJ NË SHQIPËRI/ Diplomohet Pecorelli! Paralajmëron serialin televiziv për jetën e tij: S’do mjaftojnë…
Home
Aktualitet
Kronikë

FALSIFIKOI VDEKJEN E TIJ NË SHQIPËRI/ Diplomohet Pecorelli! Paralajmëron serialin televiziv për jetën e tij: S’do mjaftojnë…

21 July, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Davide Pecorelli u diplomua si IT në Universitetin e Città Di Castello, Perugia, me rezultatin 79/110. Sipërmarrësi 48-vjeçar – i cili në vitin 2021 falsifikoi vdekjen e tij për 9 muaj të gjatë duke u strehuar në Shqipëri, më pas u gjet në anijen e mbytur në ishullin Montecristo në kërkim të një thesari, mbajti dhe një fjalim.

Pecorelli iu kthye historisë së tij personale, duke rrëfyer se kush ishte para se të nisej për në Shqipëri dhe të zhdukej: Isha një biznesmen i vetmuar, i zhytur në borxhe, me dy falimentime dhe nuk mund të paguaja as benzinën e makinës time. Edhe sot pasuritë e mia janë sekuestruar të gjitha. Kur filloi kriza ime, kisha mbi supe 50 punonjës dhe për rrjedhojë 50 familje. Kur nuk mund t’i paguaja në fund të muajit, u ndjeva tmerrësisht keq. Nuk është e drejtë që një njeri dhe një sipërmarrës të humbasë dinjitetin në këtë mënyrë.

Në mënyrë të pashmangshme Davide Pecorelli foli më pas për situatën e tij me ligjin: seanca paraprake në Shqipëri do të zhvillohet më 24 korrik, ku hetuesit e akuzojnë për mashtrim, përdhosje të varrit, simulimit të krimit dhe kalimit të paligjshëm të kufirit.

“Jam gati të kryej dënimin për krimet që kam bërë në Shqipëri për krimet që kam bërë në atë vend. Tashmë kam dëmshpërblyer shumë njerëz, por është e drejtë që të shpaguhem edhe me borxhin që i kam shtetit shqiptar.”

Megjithatë, seanca paraprake e 24 korrikut, mund të shtyhet për në shtator, pasi sipas Pecorellit gjyqtari do të duhej të kalonte në një rreth tjetër dhe në atë rast nuk do të ishte e mundur që ai të merrte vendim. Pecorelli, përpara se të hapte shampanjën dhe të festonte diplomimin e tij, më pas njoftoi se së shpejti do të xhirohet një mini serial televiziv në aventurën e tij të jashtëzakonshme.

“Nuk do të mjaftojnë 10 episode,”- tha ai me shaka. Mes të pranishmëve këtë mëngjes ishte edhe regjisori, Marco Pellegrino.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A DO REABILITOHEN ÇUNAT E LONDRËS NË PEQIN? Gazetari zbardh detajet
Previous article RIKTHEHEN BASTET SPORTIVE/ Nga licenca tek mënyra e lojës, si do funksionojnë

s.autor

Postime të ngjashme

42 DITË TUBIM PËRPARA KRYEMINISTRISË/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

42 DITË TUBIM PËRPARA KRYEMINISTRISË/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”

TRAGJIKE NË KORÇË/ Zjarri në apartament i merr jetën 74-vjeçarit Aktualitet

TRAGJIKE NË KORÇË/ Zjarri në apartament i merr jetën 74-vjeçarit

PALA GREKE PUNON VETËM ME DY SPORTELE/ Radhë kilometrike dhe vonesa në doganën e Qafë Botës Aktualitet

PALA GREKE PUNON VETËM ME DY SPORTELE/ Radhë kilometrike dhe vonesa në doganën e Qafë Botës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT