Mesditën e sotme është arrestuar një ndërtues i fuqishëm në Tiranë, Dritan Llanaj.
Dritan llanaj eshte pronari i nje firme ndertimi ne Tirane, Mesapliku 05 shpk.
Arrestimi i tij eshte bere nga Krimi Ekonomik i Policise se Tiranes nen akuzat “falsifikim dokumentash, ndertim i paligjshem dhe mashtrim me pasoja te renda.
Njoftimi i policisë
Nga Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Finaciar pranë D.V.P. Tiranë, u bë ndalimi i shtetasit :
Dritan Llanaj, 41 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë me vendimin e datës 07.05.2018 ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurimit “Arrest me Burg” për veprat penale “ Falsifikim i vulave dhe stampave”, Ndërtim i paligjshëm”, “Mashtrim”, të parashikuara nga neni 190/1, 199/a/3 dhe 143/3 i kodit penal.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme.



