Në mbyllje të vizitës në Shqipëri, presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një galeri me foto nga vizita në vendin tonë, me mbishkrimin: “Faleminderit Shqipëri, ju duam juve!”.
Presidenti turk e nisi vizitën në Shqipëri me dorëzimin e çelësave të banesave të rindërtuara pas tërmetit në Laç.
Pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve dhe protokolleve mes dy qeverive, Erdogan mbajti edhe një fjalim në kuvendin e Shqipërisë, ku kërkoi që të luftohej shtrirja e organizatës FETO, e cila konsiderohet terroriste në Turqi.
Presidenti Erdoga e mbylli vizitën me përurimin e xhamisë së Et’hem Beut, të restauruar nga TIKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Bashkërendim. Ai u prit në sheshin “Skënderbej” nga qindra mbështetës të ardhur edhe nga Maqedonia e Veriut e Kosova, të cilët mbanin flamuj të Shqipërisë dhe Turqis.