• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“FALEMINDERIT PËR MIKPRITJEN KAQ SHQIPTARE…”/ Rikthehet pas 30 vitesh në Fier, Kadare merr titullin “Qytetar Nderi”
Home
Libri

“FALEMINDERIT PËR MIKPRITJEN KAQ SHQIPTARE…”/ Rikthehet pas 30 vitesh në Fier, Kadare merr titullin “Qytetar Nderi”

27 May, 2021 F.autor Kulturë, Libri

Shkrimtari i njohur ndërkombëtarisht Ismail Kadare është vlerësuar me titullin “Nderi i Bashkisë së Fierit”, me motivacionin: “Për kontributin e jashtëzakonshëm që i ka dhënë ndër vite letërsisë shqipe dhe për promovimin e saj në nivelet më të larta të kulturës botërore”.

Çmimi iu dorëzua në sallë e teatrit nga kryebashkiaku Armando Subashi. Gjeniu i letrave shqiptare foli i emocionuar, teksa rikthehej në qytetin e Fierit pas 30 vitesh, këtë herë si qytetar nderi.

“Jam i lumtur që jam midis jush, besojeni për shkrimtarin sado i dëgjuar të jetë, dashuria e lexuesit është e shtrenjtë, prandaj ju falenderoj nga zemra për këtë pritje kaq të bukur, të ngrohtë e kaq shqiptare”, u shpreh Kadare.

Aktiviteti u zhvillua në teatrin “Bylis”, ku referuan akademiku Ali Aliu, Profesori i Letersise Sadik Bejko, Klara Kodra e Majlinda Rama.

“Është në nderin tonë të presim një mysafir të veçantë që me vepren e jashtëzakonshme u bë simboli ynë më i ndritshmë”, tha Rama.

Ndërsa Aliu u shpreh se “lexuesi shqiptar për herë të parë lexon në gjuhën e tij veprën e një gjeniu si Kadare”. Sadik Bejko u shpreh se” Kadare është një udhëheq shpirtëror për të gjithë shkrimtarët shqiptarë që erdhen pas tij”.

Referatet rreth krijimtarisë dhe karrierës së suksesshme të  Kadaresë u përcollën me interpretimin brilant të aktorit të njohur Timo Flloko dhe aktorit të Teatrit “Bylis” Klajdi Marku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREZANTOHET TEK BAYERN MUNICH/ Mbrojtësi Richards: Është një ëndërr që kthehet në realitet, jam krenar që...
Previous article ZYRTARIZOHET TEK MILAN/ Portieri Maignan ndez ëndrrat e tifozëve: Nuk mund të them shumë, por…

F.autor

Postime të ngjashme

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood Kulturë

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi Kulturë

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti Breaking News

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT