• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FALEMINDERIT “heronjve të heshtur”. Budallai mbaron ku fillon… HEROI
Home
Ekskluzive

FALEMINDERIT “heronjve të heshtur”. Budallai mbaron ku fillon… HEROI

27 March, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Alfred Peza

Faleminderit mjekëve, infermierëve, sanitarëve dhe gjithë personelit të sistemit të shëndetësisë që jeni sot në vijën e parë të luftës kundër Covid-19. Kurrë nuk ju kishim përfytyruar në formën e engjëjve mbrojtës, siç ju shohim që të jeni të gjithë Ju sot.

Faleminderit policëve, ushtarëve, punonjësve të emergjencave civile dhe rezervave të shtetit, që po përballoni një luftë që nuk ua mësoi askush, përveçse nevoja e familjeve tona që janë edhe tuajat.

Faleminderit reporterëve të terrenit, kameramanëve, shoferëve dhe kujtdo tjetër që punon në mediave jashtë studiove me ndriçim të ftohtë dhe shkëlqim të rremë. Pa ju sot televizionet do ishin disa kafazë bosh e pa vlerë.

Faleminderit vullnetarëve, bamirësve të vërtetë e të heshtur, punonjësve të qendrave sociale dhe azileve, që po tregoni se jeni pasaardhësit e Nënë Terezës.

Faleminderit punonjësve të furrave të bukës, marketeve, farmacive dhe tregjeve që po mbani gjall frymën dhe shpresën se kjo nuk është një luftë sa për mbijetesë, por për të ardhmen.

Faleminderit që po kompensoni edhe atë pjesë të kusureve tona kur na kërkohet që thjeshtë të rrijmë në shtëpi. Disa prej nesh vetëm pasi të mbarojë kjo luftë do ta kuptojë se “budallai mbaron ku fillon heroi”.

Ju jeni heronjtë e vërtetë të një Shqipërie heroike. Shqiptarët po tregojnë një anë të cilën rrallëherë ia kanë vendosur vetes në provë si sot: DURIMIN.
Sepse siç thoshte Giacomo Leopardi; “Durimi është virtyti më heroik, pikërisht se nuk ngjan aspak heroik”.

FALEMINDERIT.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJERMANI/ Koronavirusi vret 37 persona në 24 orët e fundit, shënohen 304 viktima në total
Previous article HISTORIA QË TRONDITI FRANCËN/ Shuhet nga koronavirusi 16-vjeçarja pa asnjë sëmundje. E ëma rrëfen mes lotësh çastet e fundit, mjekët...

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ 29-vjeçari paraqitet i plagosur në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke 13 ditë më parë, më ngatërruan... Aktualitet

E RËNDË/ 29-vjeçari paraqitet i plagosur në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke 13 ditë më parë, më ngatërruan...

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen Aktualitet

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit Aktualitet

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT