• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Faktet/ Si i shpëtoi kokaina autoriteteve italiane dhe bllofi i gazetarit me dokumentin që e nxorri vetë
Home
Aktualitet
Kronikë

Faktet/ Si i shpëtoi kokaina autoriteteve italiane dhe bllofi i gazetarit me dokumentin që e nxorri vetë

4 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Kronikë

Gazetari Artur Çani publikoi dje një dokument që tregon sipas tij se sekuestrimi i kokainës në Durrës është sinjalizuar nga agjencia amerikane DEA.

“Unë do të doja që nëse do të ishte e mundur ta nisja me një citim të kryeministrit: I ka shpëtuar të gjitha kontrolleve të ushtruara jashtë Shqipërisë”, nisi argumentin gazetari Çani duke e cilësuar këtë deklaratë një mashtrim të Ramës.

Menjëherë pas tij reagoi mbi “mashtrimin” e Ramës, edhe Sali Berisha.

Por Çani, ose nuk e ka lexuar mirë dokumentin që i referohet, ose ka bërë një deklaratë të pa argumentuar. Nëse lexon letrën që ai i referohet, faktet vijojnë si më poshtë:

Së pari : Ky dokument mban logon e Agjencisë Italiane të Doganave dhe Monopoleve. Bëhet fjalë për një procesverbal të Doganës së Livornos, ku dokumentohet procedura e verifikimit të ngarkesës brenda kontenierit.
Ky nuk është një dokument i Guardia Di Finanzas qe lajmeron se duhet patur kujdes për shkak të rriskut të lartë të kamionit.

Së dyti, në procesverbal shkruhet: “Verfikimi konsistoi në zbrasjen e ngarkeses dhe kontrollin e produktit në cdo kuti, në praninë e oficerëve të Guardia Di Finanza-s…”

Edhe nese kjo do te ishte nje leter e nisur per autoritetet shqiptare, per te lajmeruar se kamioni ka rrisk te larte, paradoksalisht, aty thuhet më tej se ngarkesa me banane u hap, u kontrollua dhe u mbyll sërish, duke u vulosur sipas procedurave portuale, pa u gjetur asnje sasi droge.

Pra skaneri i doganes mund te kete evidentuar rriskun, çfare solli Guardia Di Finanzan në port (edhe pse ne procesverbal kjo nuk thuhet), por drogë nuk u gjet.

Shprehimisht ne procesverbal thuhet se pas kontrollit që është kryer në 2 Shkurt të vitit 2018, nuk ka patur asnjë të arrestuar.

Përderisa kontrolli është bërë, ngarkesa u zbras dhe u ringarkua, nuk ështe gjetur droga, nuk ka asnje person te arrestuar, rezulton që deklarata e Kryeministrit Rama është korrekte.

Droga i ka shpëtuar kontrolleve të ushtruara jashtë Shqipërisë dhe e vetmja pikëpyetje që mbetet është se kush po gënjen realisht, Çani apo Berisha?/LEXO.AL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Të tjerët shkojnë e vijnë, Merkel qëndron si shkëmb
Previous article VIDEO/ Babai i kërkon falje vajzës live, i plotëson asaj ëndrrën më të madhe

Redaktor2

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT