Militantet e PD kane dale sot ne nje proteste ne rrugen e Durresit perballe MAS.
Ne krye te protestes ishte Dorian Beqiri, anetar i FRPD, i cili ka organizuar edhe thirrjen ne rrjetet sociale. Edhe pse studentet te gjithe jane ne mesim sot, PD-LSI ka nxjerre militantet ne rruge.
Ajo qe bie ne sy eshte qe militantet studente sot kane perdorur flakadane njelloj si ne protestat qe kemi pare, duke deshmuar vetevetiu prej nga cilat parti vijne.
Nderkohe diten e djeshme ne sollem te dokumentuar faktin se PD dhe LSI po organizojne disa militante te tyre ne disa fakultete, per ta shitur pastaj si proteste studentore. Edhe pse Pakti per Universitetin eshte tanime nje fakt i kryer i cili po zbatohet me perpikmeri, opozita po ben çmos qe te krijoje idene se ky pakt nuk po zbatohet, duke thirrur nje proteste neser.
Por, si qendron e verteta e atyre qe jane organizatoret e protestes se neserme dhe cilat jane lidhjet e tyre me PD-ne?
Nje nder ta eshte Dorian Beqiri, anetar i Keshilli Studentor ne FSHN dhe anetar i PDse. Pra, totalisht kunder rregullores se universitetit, sic shihet ne piken 2 te Statutit te Keshillit Studentor – ku specifikohet se Këshilli Studentor i Universitetit të Tiranës nuk mund të organizohet me struktura të tjera politike e jopolitike, jashtë institucioneve përkatëse të arsimit të lartë . Nderkohe, siç shihet Dorjan Beqiri, eshte anetar i Grupit te FRPD;. (Shih fotot)







