Ka ndodhur një fenomen i çuditshem këto zgjedhje teksa lideret e opozitës dhe Presidenti janë shprehur per doreheqje në rast se zgjedhjet i fitonte Edi Rama.
Monika Kryemadhi mendonte se LSI do të merrte 19 mandate , e nese nuk do arrinte ti merrte kaq do të largohej.
Fakt: LSI arriti të marrë vetëm 4 në të gjithë Shqipërinë.
Kreu i PD dhe opozites së bashkuar Lulzim Basha, as nuk e mendonte dot që do humbte, ndaj edhe nuk fliste me shifra apo siguri të plotë.
Fakt: PD humbi dhe arriti të sigurojë vetëm 59 mandate, ku 15 ishin në Tiranë.
Për Lulzim Bashën kambanat kanë filluar të bien, madje nje prej kandidateve të tij Ori Nebiaj i shprehu edhe një kerkese ketij të fundit disa dite para zgjedhjeve: “Zoti Basha, të lutem nese ne humbim, jep dorëheqjen!”
Nga ana tjetër, Ilir Meta u shpreh i bindur se në rast fitoreje të Rames me 71 mandate, ai do të largohej,
“Nqs Rama merr 71 mandate une do të jape doreheqjen dhe do të kaloj në opozitë”.
Fakt: Edi Rama arriti te siguroj 74 mandate. Presidenti ende nuk e ka dhënë dorëheqjen.
Shijoni videon. AlpeNews.al


