• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FAKSIMILE/ Si u shndërrua LSI në simbol të zarfit dhe krimit zgjedhor, nga rasti i Pukës tek hapja e kutive në Tiranë në vitin 2017
Home
Zgjedhjet 2021

FAKSIMILE/ Si u shndërrua LSI në simbol të zarfit dhe krimit zgjedhor, nga rasti i Pukës tek hapja e kutive në Tiranë në vitin 2017

12 April, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë, Zgjedhjet 2021

Presidenti Ilir Meta, disa ditë më parë, ka hapur një portal në presidencë ku fton qytetarët të denoncojnë presionet dhe blerjen e votave, duke marrë atributet e Prokurorisë. Në të njëjtën kohë, Meta, të gjithë retorikën politike parazgjedhore, duke dalë tërësisht nga roli i kreut të shtetit, e ka bazuar tek lufta për mbrojtjen e votës, duke e shoqëruar me kërcënimin se do t’i presë dorën kujtdo që prek votën, duke nisur që nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, të cilës i ka lënë në administrim partinë. Lëvizja e Presidenti është sa hiporike aq edhe cinike, pasi nëse ka një parti në Shqipëri simbol të blerjes dhe deformimit të votave, sipas të gjitha fakteve dhe precedentëve, ajo është LSI-ja, pikërisht partia e tij. Po cilët janë precedentët që e shndërruan LSI në simbol të krimit zgjedhor?

1. Grupi i blerjes së votave në Pukë 
Tre ditë më parë, policia kapi një zyrtar të LSI-së Pukë, me mbi pesë milionë lekë në makinë dhe me një listë me 28 emra shoqëruar me një fletë votimi demonstrative për të votuar LSI. Vasil Shabani është edhe personi i parë i arrestuar nga policia në këtë fushatë zgjedhore, ndërsa për këtë rast, po hetohet kryetari i LSI në Pukë, Demir Syla. Duke marrë përsipër krimin e parë zgjedhor, dega e LSI në Shkodër e konsideroi rastin si një ushtrim zgjedhor.

2. Hapja e kutive në 2017 në Tiranë 
Pas numërimit të votave në Tiranë, në zgjedhjet parlamentare të 2017, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi pati pretendime se iu vodh mandati. KQZ hapi 64 kuti votimi në zonat e pretenduara. Pas rinumërimi, rezultoi se Lëvizja Socialiste për Integrim kishte vjedhur më shumë vota nga të gjitha partitë politike. PDIU-së i kishin marrë padrejtësisht 6 vota, ndërsa PD-së dhe PS-së mbi 70 vota. LSI u kishte marrë partive të tjera padrejtësisht 84 vota, ndërsa kishte humbur padrejtësisht vetëm 6 vota. Nga rinumërimi rezultoi se LSI u kishte marrë votat dy partive të mëdha. Çuditërisht, ky fakt kaloi në heshtje! Nëse ky kampion kutish do të ishte tregues në të gjithë vendin, vjedhja e votave nga LSI-ja do të ishe e përmasave të frikshme.

3. Makina me para dhe listë votuesit në Shkodër 
Një ditë para zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, policia kapi përfaqësuesin e LSI-së, Izmir Bushaj,  me shuma të mëdha parash në makinë dhe një listë votuesish. Ai u kap në flagrancë tek Ura e Mesit në Shkodër. Bushaj ishte donagier, i emëruar pikërisht nga LSI-ja. Izmir Bushaj po i blinte votat Gëzim Bushajt. Ky i fundit, pas arrestimit në flagrancë nga policia ka deklaruar se Izmir Bushaj i kishte dhënë 6 000 lekë, që i janë gjetur në xhep, për t’i dhënë 3 vota Lëvizjes Socialiste për Integrim me 25 Qershor.

4. Grupi i LSI duke blerë votat në Korçë 
Në zgjedhjet e 2017, që janë edhe të fundit ku ka marrë pjesë LSI-ja, pasi zgjedhjet lokale të 2019 i bojkoti, policia goditi një grup të LSI-së në Korçë, duke shpërndarë para në këmbim të votave, ditën e votimit. Policia shoqëroi Pajtim Myrtollarin, i cili ishte kryetar i grupit të këshilltarëve të LSI në Këshillin Bashkiak të Korçës. Në makinën e tij u gjetën zarfe me nga 5 mijë lekë të reja secili brenda. Myrtollari ishte arrestuar dhe akuzuar në 2013 po për blerje votash për LSI, por i kishte shpëtuar ndëshkimit.

5. Grupi i LSI-së në Cërrik, para dhe ushqime për vota 
Ditën e zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, policia goditi një tjetër grup të LSI-në në Cërrik, i cili shpërndante para dhe ushqime në këmbim të votave. Policia kapi në flagrancë njerëzit e LSI me shuma parash dhe ushqime, të cilat ua ofronin shtresave në nevojë, në këmbim të votës për LSI-në.

6. LSI blerje votash në Vlorë dhe Delvinë 
Në zgjedhjet e 2017, policia u vu në ndjekje të një grupi të LSI-së, i cili shpërndante para në këmbim të votave në Delvinë. Në Vlorë, policia gjithashtu referoi në prokurori një dosje për blerje votash. Në Vlorë pati denoncime për raste të tjera për blerje votash nga LSI, por policia nuk arriti dot të identifikonte autorët.

7. Dosja për blerjen e votave nga LSI në Berat 
Sipas policisë, LSI-ja u përfshi masivisht në blerjen e votave në Berat, gjatë zgjedhjeve të 2017. Një dosje është referuar në prokurori. Në krimin zgjedhor në Berat u përfshinë disa funksionarë të LSI-së. Akuza për blerje votash nga LSI pati edhe në Fier, por policia nuk i verifikoi dot rastet.

8. Dosjet në prokurori, LSI-ja më e përfshirë 
Shumica e dosjeve dhe të pandehurve për krime zgjedhore i përkasin LSI. Nga 21 dosje për krime zgjedhore në 2017, pothuajse në të gjitha janë përfshirë përfaqësuesit e LSI-së. Prokuroria arrestoi 22 komisionerë vitin e kaluar, në kuadër të dosje 339, me të cilëve 3 të LSI, 8 të PD-së, 7 të PS-së dhe 3 të PR-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Numri më i ulët i rasteve të reja që prej shtatorit. Vetëm 4 viktima dhe 125 të infektuar
Previous article GRUSHTE E KËRCËNIM ME SËPATË/ Shqiptarët konfliktohen mes tyre në Itali, nuk kursejnë as policët

Delo.autor

Postime të ngjashme

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës Aktualitet

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës

OPERACION ANTIDROGË NË SHKODËR/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona, nisin hetimet për kryeplakun e fshatit Vukël Aktualitet

OPERACION ANTIDROGË NË SHKODËR/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona, nisin hetimet për kryeplakun e fshatit Vukël

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT