• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FAKSIMILE/ Si shkatërroi LSI-në aleanca me Berishën, 30 figurat që e braktisën në 11 vjet nga Xhufi, Klosi, Brokaj, Legisi tek Koka, Bitri, Gjoni dhe Nasip Naço
Home
Politikë

FAKSIMILE/ Si shkatërroi LSI-në aleanca me Berishën, 30 figurat që e braktisën në 11 vjet nga Xhufi, Klosi, Brokaj, Legisi tek Koka, Bitri, Gjoni dhe Nasip Naço

7 January, 2021 Delo.autor Politikë

Rënia e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga pol i tretë në një parti e braktisur nga 30 figura kryesore dhe që sipas sondazheve të fundit e rrudhur në 3 %, ka lidhje, përpos faktorëve të tjerë, edhe me aleancën me Sali Berishën. Dy ‘eksodet’ kryesore në LSI janë shënuar kur Ilir Meta është bashkuar me Sali Berishën në vitin 2009 dhe për herë të dytë në vitin 2018. Në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, Ilir Meta mori 85 mijë vota të majta me premtimin se do të rrëzonte Berishën nga pushteti, por pas zgjedhjeve u bashkua me të, me maskën e stabilitetit dhe integrimit, por në të vërtetë për interesa të tjera, siç edhe e tregoi videoja Meta-Prifti dy vjet më vonë.

Aleanca e parë zyrtare e Ilir Metës me Berishën në 2009 prodhoi ‘tërmet’ në LSI. Figurat kryesore themeluese si; Fatos Klosi, Sabit Brokaj, Pëllumb Xhufi, Ndre Legisi, Sabit Brokaj, Mustafa Muçi dhe Sokol Axhemi kundërshtuan aleancën me Berishën dhe u larguan nga LSI. “Në qoftë se LSI do të futet në qeveri, ne nuk e ndjejmë më veten brenda saj. Ne bëmë një thirrje të cilën po e lidhin me kongresin e PS. S‘ka asnjë lidhje. Pa Xhufin, pa Sabitin, pa Ndre Legisin, etj., Iliri do ishte atëherë partia me të shoqen”, tha në atë kohë Fatos Klosi.

Ndërsa Pëllumb Xhufi tha se “…nuk mund të pranojmë që përpjekjet tona të përbashkëta disavjeçare dhe votat e shqiptarëve, të cilët besuan te ne dhe LSI-ja, të zhbëhen tërësisht, për t’u vënë në shërbim të pushtetit arbitrar, personal të kryeministrit të pavotuar të Gërdecit”. Ndërkaq, Meta u përgjigj përmes Dritan Yllit, duke thënë se largimi i 5 figurave ishte diversion i Edi Ramës. Ndërkaq, gjatë qeverisjes me Berishën, nga LSI u larguan Dritan Prifti, i cili sot nuk jeton më dhe Besjan Pesha, pjesë e forumeve të larta të LSI dhe që ka drejtuar drejtori të rëndësishme.

‘Eksodi’ i dytë i madh në LSI është shënuar pas aleancës së dytë mes Ilir Metës dhe Sali Berishës, në fund të vitit 2017 dhe në fillim të vitit 2018, tashmë në opozitë. Bashkimi i dytë Meta-Berisha diktoi edhe aleancën mes PD-LSI, të drejtuar nga të lesuesit e tyre, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Që nga fundi i vitit 2017 dhe deri më sot nga LSI janë larguar katër figura kryesore të saj; Spartak Braho, Lefter Koka, Robert Bitri dhe i fundit Nasip Naços, që të gjithë i janë bashkuar Partisë Socialiste. Ndërkaq, nga LSI janë distancuar edhe dy ish-deputetë të saj, Agron Çela dhe Edmond Haxhinasto.

Në mas-prill 2019, rreth 15 përfaqësues të LSI, pjesë e listës së kandarëve për deputetë në 2017, vendosën të distancoheshin nga partia, duke pranuar të merrnin mandatet e deputeteve. Ata u shpallën nga Monika Kryemadhi si të blerë nga qeveria. Ata janë Ralf Gjoni, Emond Rrushi, Aurora Mara, Enver Roshi, Ylli Shehu, Edlira Hyseni, Elda Hoti, Ediola Braho, Nimet Musai, Enada Koçiraj etj. Shkak i kësaj krisje të madhe ishte sërish ndjekja e skenarit të Sali Berishës, për ‘djegien’ e mandateve parlamentare dhe provokimi i trazirave politike, për interesa politike.

Nga viti 2018 dhe në vijim, LSI është braktisur nga dhjetëra përfaqësues vendorë. Në Tiranë, nga LSI janë larguar Bora Panajoti, Genta Mezini dhe Naim Halili, në Fier Natasha Yzeiraj dhe Thoma Tyto dhe Marsida Bega, në Blesh Besmira Xhaferri dhe Ramadan Elezi, në Gjirokastër Adrian Hyska, në Shkodër Elton Radovani, Sokol Jubica, Mirjan Bletaj dhe Roza Dedvukaj, në Devoll Albert Lilo, Perlat Xhaçi, Aldo Shpuza dhe Enver Manoku, në Durrës, Adriana Hatellari, Iris Gruda, Sanije Doda dhe Skënder Korriku, në Korçë Marilena Dervishi dhe Shkëlqim Larti, në Kurbin Drane Halilaj dhe Vlash Piroli, në Vlorë Artimida Luci, në Kukës Zarie Visha etj.

Gjithashtu, Elez Gjoza, një figurë me peshë në njësinë bashkiake nr. 2, ka braktisur LSI në dhjetor të vitit 2020, duke iu bashkuar PS-së. Nga LSI është larguar edhe ish-kryebashkiaku i Kukësit, Hasan Halili, duke u bashkuar me PS, në nëntor të vitit 2020.

Figurat që braktisën LSI nga viti 2009-2021;

1.            Fatos Klosi

2.            Sabit Brokaj

3.            Pëllumb Xhufi

4.            Ndre Legisi

5.            Sabit Brokaj

6.            Mustafa Muçi

7.            Sokol Axhemi

8.            Dritan Prifti

9.            Besjan Pesha

10.          Spartak Braho

11.          Lefter Koka

12.          Robert Bitri

13.          Nasip Naços

14.          Agron Çela (distancuar)

15.          Edmond Haxhinasto (distancuar)

16.          Elez Gjoza

17.          Hasan Halili

18.          Ralf Gjoni

19.          Emond Rrushi

20.          Aurora Mara

21.          Enver Roshi

22.          Ylli Shehu

23.          Edlira Hyseni

24.          Elda Hoti

25.          Ediola Braho

26.          Nimet Musai

27.          Enada Koçiraj

28.          Bora Panajoti

29.          Elton Radovani

30.          Genta Mezini

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËDHËNIET TREGTARE/ Turqia partneri i 4 kryesor i Shqipërisë, në fokus industria përpunuese dhe energjia
Previous article AKSIDENTI TRAGJIK NË ITALI/ Kush është shqiptari që humbi jetën, bashkë me mikun e tij italian (FOTO+EMRI)

Delo.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT