• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FAKSIMILE/ Një letër nga viti 1992 dhe një kontribut i madh atdhetar që duhet vlerësuar përtej përmendoreve absurde
Home
Uncategorized

FAKSIMILE/ Një letër nga viti 1992 dhe një kontribut i madh atdhetar që duhet vlerësuar përtej përmendoreve absurde

5 December, 2020 Delo.autor Uncategorized

Nga Enver Robelli

Këtë letër e publikoi sot zoti Izet Duraku, ish-drejtor i Radio Kukësit. Kjo letër daton nga viti 1992.

Dhe si pothuaj asnjë letër ajo dëshmon gjendjen e vështirë, të tmerrshme në të cilën gjendeshin Shqipëria dhe Kosova në fillim të viteve 90-të.

Përmes kësaj letre apelohet që njerëzit në Kosovë të mobilizoheshin për të blerë një faks për të lehtësuar marrjen e informacioneve ditore mbi gjendjen në Kosovë. Pra, Shqipëria si shtet më 1992 s’kishte mundësi të siguronte as një faks për Radio Kukësin.

Por te Radio Kukësi dhe në Prizren kishte njerëz vullnetmirë e patriotë që bënin çfarë ishte e mundur për të transmetuar sa më shumë informata mbi terrorin serb në Kosovë.

Në këtë letër gjendet një përgjigje se përse janë qesharakë dhe aventurierë ata politikanë rrahagjokës që thonë se Kosova e Shqipëria që më 1992 duhej të nisnin luftën kundër pushtuesit serb.

Radio Kukësi ka merita historike jo vetëm për informimin e opinionit të Kosovës, sidomos të brezit kufitar me Shqipërinë, por edhe për fonotekën legjendare me këngë patriotike e qytetare, të cilat nga viti 1959 (kur u hap radioja) dëgjoheshin edhe në Kosovë.

Sot, kur Kosova është e çliruar, e lirë dhe e pavarur, ndoshta nuk është vonë që Radio Kukësi dhe punonjësit e tij të nderohen nga institucionet e Kosovës me medalje apo dekorata të larta.

Do të ishte një gjest i vogël për një kontribut të madh atdhetar të Radio Kukësit. Do të ishte gjest shumë më i mirë se përmendoret absurde në Kosovë që ndërtohen për interesa elektorale dhe parapolitike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "UROJ QË DËSHIRA IME TË REALIZOHET..."/ Prej 3 vitesh në një lidhje me Vitmarin, Marsela jep lajmin e ëmbël (VIDEO)
Previous article U ARRESTUAN DY DITË MË PARË NGA POLICIA/ Po trafikonin BOMBA me telekomandë, Gjykata lë në burg dy të rinjtë (EMRAT)

Delo.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT