• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FAKSIMILE/ Kur SHBA deklaronin: Basha po pengon qëllimisht reformën në drejtësi
Home
Politikë

FAKSIMILE/ Kur SHBA deklaronin: Basha po pengon qëllimisht reformën në drejtësi

22 July, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Lulzim Basha u përdor nga Sali Berisha deri në momentet e fundit, për të mos e miratuar reformën në drejtësi tre vjet më parë.

Në takimet e tij me zyrtarët e SHBA dhe BE, ai jepte fjalën se PD do të votonte pro reformës, por sapo largohej nga ta dhe fliste me Berishën, ai dilte me një qendrim tjetër.

Të gjithë e mbajnë mend, se sapo arrihej një marrëveshje, pak minuta më vonë, PD e hidhte poshtë, duke shtuar ndonjë kërkesë tjetër.

Kjo gjë detyroi SHBA që të dilte me një deklaratë të ashpër, e cila kërkoi që deputetët e PD të votonin individualisht reformën në drejtësi.

“Ambasada e SHBA është e zhgënjyer që vëren se pas deklarimit të një marrëveshje midis qeverisë dhe opozitës, kreu i opozitës, z.Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme.

Ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë.

Paketa e reformës është gati dhe përmbush të gjitha standartet e Komisionit të Venecias, SHBA dhe BE.

Nëse z.Basha nuk i përmbush dot detyrimet e tij, Qeveria e Shteteve të Bashkuara iu bën thirrje anëtarëve të parlamentit individualisht ta miratojnë këtë reformë më 21 korrik”, thuhej në deklaratën e ashpër të Ambasadës amerikane.

Kjo lëvizje e vuri me shpatulla pas muri Lulzim Bashën, duke qenë se shumë deputetë të PD-së kishin premtuar se do të votonin pro reformës.

Frika se do t’i ndahej më dysh partia dhe presioni i fortë, bën që Basha në momentet e fundit të jepte urdhër për votimin e reformës në drejtësi.

Por, të gjithë jemi dëshmitarë se më pas u penduan dhe kanë tre vjet që e luftojnë, sa nga zyrat e opozitës, tek ajo në Presidencë.

Deri më tani ia kanë arritur ta zvarrisin, por jo edhe për shumë.

Në shtator-tetor nis funksionimin SPAK-u dhe shumë shpejt pritet që të nisë shqyrtimi i dosjeve të nxehta të korrupsionit nga zyrtarët e lartë.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "S'KAM NGELUR NË VJESHTË"/ Tahiri: Nuk jam modeli i burrave me botox
Previous article FAULLI SKANDALOZ NË MIQËSORE/ Klopp: Nëse flas, nuk shkoj më me pushime në Spanjë

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT