• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FAKSIMILE/ Kur Nënë Tereza “shenjtërohej” nga komunistët, asnjë fjalë për fetarizmin e saj
Home
Dossier

FAKSIMILE/ Kur Nënë Tereza “shenjtërohej” nga komunistët, asnjë fjalë për fetarizmin e saj

6 September, 2018 k.autor Dossier

Për afro 45 vite regjimi komunist nuk e lejoi Nënë Terezën të takohej me familjarët e saj që kishte në Tiranë, nënën dhe motrën Age.

Por më 1 dhjetor 1990, në grahmat e fundit të regjimit, pas gjithë refuzimeve të vazhdueshme, Ramiz Alia si kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor nxjerr një dekret për dekorimin e nobelistes me urdhrin “Naim Frashëri” të Klasës I.

Vetëm një vit më parë, Nënë Tereza kishte shkëmbyer me presidentin Alia një varg letrash në një përpjekje të gjatë e dëshpëruese për të hapur në Shqipëri “Shtëpitë e Motrave” të urdhrit të saj, por që mori përgjigje negative nga krerët e regjimit, duke u justifikuar se në Shqipëri nuk kishte varfëri dhe se aktiviteti bamirës i “motrave” të saj nuk ishte i nevojshëm.

Dhe në dhjetor të ’90-ës, ndërsa kishte nisur procesin e pluralizmit dhe i hapjes së Shqipërisë me Perëndimin, Ramiz Alia ndryshon kurs dhe ndaj Nënë Terezës, duke i  urdhrin “Naim Frashëri” të Klasës I.

Dokumenti ruhet në AQSH në fondin dokumentar të Presidiumit në dosjen voluminoze me numër 207, mes 156 fletëve të tjera.

Me rastin e 2-vjetorit të shpalljes shenjtore të nobelistes, po publikojmë të plotë tekstin e këtij dokumenti mjaft domethënës sa i takon raportit të saj me regjimin komunist në Shqipëri.

Siç mund të vihet re, te fjalët dedikuese nuk thuhet asgjë dhe statusit të saj fetar, tek e fundit indicies bazë të aktivitetit bamirës së gruas me origjinë shqiptare.

Dokumenti i plotë:

Republika Popullore Socialiste e Shqipërise

Presidiumi i Kuvendit Popullor

Dekret

Për dhënie dekorate

Në mbështetje të nenit 77 të Kushtetutës;

Presidiumit i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë

Dekoron

Me urdhrin “Naim Frashëri” të Klasës I

Nënë Terezës, Anjeze Gonxhe Bojaxhiu

(me rastin e 80 vjetorit të lindjes) me këtë motivacion:

“Personalitet i shquar botëror, që, e frymëzuar nga dashuria e pafund për njerëzit, sidomos për të varfërit, të sëmurët e të uriturit, u ka kushtuar atyre tërë jetën e vet. Veprimtaria vetmohuese e Nënë Terezës, shpirti i rrallë i sakrificës dhe ndjenja e lartë e humanizmit të saj, ka fituar simpatinë e mbarë njerëzimit. Shqiptarët janë krenarë për këtë bijë të madhe e të nderuar të tyre”

Tiranë, më 1.12.1990

Nr. i dekretit:7434

Për Presidiumin e Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë(tesheshi)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Në MADRID “mbledhin” veten/ Isco nuk mendohet dy herë: Nuk na mungon CR7
Previous article Nga "Big Brother" në spiker lajmesh/ Ja personazhi i njohur i showbizz-it të cilin do ta shihni çdo ditë në ekran (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë... Dossier

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë...

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë? Dossier

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë?

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste... Dossier

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT