• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FAKSIMILE/ Basha hyn në fushatë me premtimin e Berishës më 2013, heqjen e vizave me SHBA
Home
Politikë

FAKSIMILE/ Basha hyn në fushatë me premtimin e Berishës më 2013, heqjen e vizave me SHBA

29 December, 2020 Delo.autor Politikë

Takimi me ambasadoren amerikan në Tiranë Yuri Kim me sa duket ka “zgjuar” dhe fantazinë e Lulzim Bashës për t’ju rikthyer premtimeve të hershme të Sali Berishës: Heqja e vizave me SHBA.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka rikthyer për fushatën elektorale të 25 prillit një nga premtimet më madhore të ish- kryeministrit Sali Berisha më 2013, liberalizimin e vizave me SHBA-në, premtim që nuk e shmangu humbjen e thellë përballë opozitës së atëhershme.

I ftuar në “Zeni Tv”, Basha tha se PD e ka pasur dhe e ka objektiv një gjë të tillë, ndërkohë që Berisha ka vite që nuk merr vizë për në SHBA.

“Partnerët tanë ndërkombëtarë janë të zhgënjyer nga dështimet në të gjitha fushat ku ata kanë investuar, përfshirë reformën në drejtësi, integrimin europian dhe investimet e huaja në vend.

Nuk ka diplomat në Tiranë që të ketë iluzione sa i përket situatës shumë të vështirë në raport me integrimin europian në të cilën e ka vënë Shqipërinë Edi Rama.

Raportet e Departamentit të Shtetit, Bashkimit Europian tregojnë se në fushat me rëndësi kritike për nisjen e negociatave për anëtarësimin në BE, Shqipëria ka dështuar plotësisht. Këto raporte janë qëndrimet reale të diplomacisë së vendeve dhe institucioneve ndërkombëtare.

Të mos harrojmë se pas liberalizimit të vizave me BE-në, ne kishim si objektiv liberalizimin e vizave me SHBA.

Shqipëria duhet të ndryshojë në bashkëpunim me partnerët tanë strategjikë, siç janë SHBA.

Me këta partnerë me të cilët hoqëm vizat, ne do të mundësojmë që shqiptarët të ndjejnë benefitet me partnerët euroatlantikë, në radhë të parë te ekonomia“, tha Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Rusia e pranon: Numri i viktimave nga COVID-19 është tre herë më i lartë sesa është raportuar
Previous article KORONAVIRUSI/ Pse hezitimi ndaj vaksinave, mund të jetë një problem më i madh sesa pritej

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste… Breaking News

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste…

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT