• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FAKSIMILE/ Ambasadori i SHBA në 2009: Alibeaj në një skemë për të liruar të burgosur nga burgu për të vepruar si “të fortë” në zgjedhje
Home
Politikë

FAKSIMILE/ Ambasadori i SHBA në 2009: Alibeaj në një skemë për të liruar të burgosur nga burgu për të vepruar si “të fortë” në zgjedhje

26 October, 2018 Isa.Autor Politikë

Partia Demokratike ka ndërmarrë një fushatë sulmesh e akuzash ndaj kundërshtarëve socilistë, ku justifikojnë humbjen në zgjedhje me argumentin se kanë qenë të lidhur me kriminelë ndaj dhe kanë fituar.

Edhe pse nuk kanë nxjerrë akoma një provë apo fakt konkret për akuzat e tyre, edhe pse nga prokuroria akoma nuk ka të vërtetuar këto akuza të PD-së, opozita sërish vazhdon me sulmet e saj.

Por, ndërkohë që deri më tani kjo akuzë e tij nuk mund të vërtetohet nga përgjimet e publikuara, e kundërta mund të thuhet për vetë Lulzim Bashën apo Enkelejd Alibeajn i cili doli sot dhe hodhi akuzat e radhës.

Sipas një kabllogrami të ambasadës së SHBA, e cila raportonte në DASH, Enkelejd Alibeaj ka qenë pjesë e një skeme për të liruar të burgosur burgosur nga burgu për të vepruar si “të fortë” në zgjedhje

Për Alibeajn dhe të ndjerin Olldashi, kabllogrami thotë:

“…Rrethanat lidhin Olldashin dhe F.K. në Fier me ministrin e Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj në një skemë për të liruar të burgosur nga burgu për të vepruar si “të fortë” në zgjedhje…”

Pra, në duhet të presim faktet dhe provat nëse Dako apo kushdo tjetër janë të përfshirë në blerje votash, por ama, ajo që dimë janë faktet e gjetura nga SHBA. Për këto, a ka ndonjë shpjegim Basha, Alibeaj, PD…?

Ndërkohë, Basha i cili në 2009 kur ishte kandidat për deputet në Elbasan dhe ministër i Jashtëm, sipas kabllogrameve të Ambasadës së SHBA në Tiranë, ka ndërhyrë për lirimin e një krimineli nga burgu, në këmbim të mbështetjes në zgjedhje.
Në kabllogram shkruhet saktësisht: “..Ministri i Jashtëm Basha, i cili përfaqësoi PD-në në Elbasan, është përfshirë në lirimin e një krimineli të famshëm në Elbasan në këmbim të mbështetjes së familjes së tij…”

Kjo është provë e SHBA-ve, të cilës Basha duhet t’i japë përgjigje, përpara se të akuzojë pa prova.

Kabllogrami amerikan i 13 gushtit 2009:

Kabllogrami në fjalë ka titullin “Kriminelët bëjnë ligjin në parlamentin shqiptar” dhe mban datën13 gusht 2009.

Është firmosur nga ish-ambasadori Uidhers dhe marrësi është Departamenti i Shtetit Amerikan. Statusi i kabllogramit është “material i klasifikuar” dhe ndër të tjera shkruan: “..Ministri i Jashtëm Basha, i cili përfaqësoi PD-në në Elbasan, është përfshirë në lirimin e një krimineli të famshëm në Elbasan në këmbim të mbështetjes së familjes së tij…”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇMENDET" MOTRA E ENCËS/ I fut duart të dashurit në vendin intim në mes të rrugës (FOTO)
Previous article E BUJSHME/ Ronaldo i kërkon Juventusit të blejë Griezmann

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT