Pasi nxorri të gjithë banorët e Tiranës nga shtëpitë, me një lajm të rremë, për parashikimin e tërmetit, Çim Peka nuk ka zënë mend nga ky megaskandal.
Dy ditë më parë Çimi i Syri.net sulmon me fakenews kantaautorin e njohur Ardit Gjebrean, duke e akuzuar se do paguhej, 180 mijë euro për 3 këngë që zgjasin 8 minuta, në ceremoninë e hapjes së stadiumit “Air Albania“.
Për këtë lajm fakenews reagoi vetë Ardit Gjebrea ku shkruante se: “Hajde, hajde. Po ku e gjetët këtë mo??? Mos e merrni në qafë pronarin tuaj me thashetheme, se edhe e njoh, mund edhe të më telefononte dhe të shkruanit një lajm të saktë, por për fat të keq është një gënjeshtër e madhe, nga ato që për fat të keq nuk ndodhin.”.
Por duket se pasi i ka përmendur pronarin i menjëhershëm ka qenë reagimi i Çim Pekës: Une jam gazetar dhe nuk kam pronar o karnavalet e cdo qeverie. Por nuk e konceptoj se si mund te pretendoj dikush 20 mije euro per te kenduar himnin kombetar para ndeshjes me Francen, kur thone qe Kac Tusha i madh e kendonte free ose me honorar modest.
Postimi i Çim Pekës të Syri.net:
Qenka revoltuar Arditi se nuk qenkan 180 mije euro por 156 mije per ceremonine e hapjes se stadiumit, sigurisht nga Federata dhe Bashkia. Nderkohe qe nje Ardit tjeter u mbulua ne plehra duke mbledh kanacet e “Bashkise”. Une jam gazetar dhe nuk kam pronar o karnavalet e cdo qeverie. Por nuk e konceptoj se si mund te pretendoj dikush 20 mije euro per te kenduar himnin kombetar para ndeshjes me Francen, kur thone qe Kac Tusha i madh e kendonte free ose me honorar modest. Mund t’i legalizoni apartamentet shtese pa leje, por nuk mund ta legalizoni moralin o te pangopur e parfumoses te piselleqeve te Lalit, Rames e se fundi dhe Dukes. U njoh ilegalitetet jo vetem morale. Te pakten kendojeni himnin per pak euro ose falas sic i kenduat Enverit gjithe jeten. Per hir te falsitetit moral, besoj qe deri te merkuren kur pritet te kaloje pagesa ne banke do jeni bere “patriote humane”.
/AlpeNews.al


