• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FAKE NEWS” PËR TËRMETIN/ Gazetarja e shoqëruar në polici: E vërteta ime rreth LAJMIT
Home
Sociale

“FAKE NEWS” PËR TËRMETIN/ Gazetarja e shoqëruar në polici: E vërteta ime rreth LAJMIT

23 September, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Mbrëmjen e djeshme portali Syri.net dhejo vetëm, publikoi një fake news duke përhapur panik për një tërmet në 23.30 me një fuqi 6 ballë, pra me i fortë se ai i te shtunës. Lajmi u përhap në të gjithë mediat sociale duke nxjerrë njerëzit të alarmuar në rrugë.

Pas përhapjes së panikut, kryeministri Rama dhe Ministria e Mbrojtjes bën me dije se ky ishte një “Fake News” i madh e se do të arrestoheshin përgjegjësit.

Menjeherë, u shoqëruan dy gazetarë, Aurel Rakipllari nga Syri.net dhe Daniela Grrica nga Gazeta Shekulli.

Kjo e fundit me ane te nje statusi ka sqaruar të vërteten e saj.

“NUK ISHTE LAJMI IM, POR NJË FOTO E MODIFIKUAR DHE E BËRË VIRALE!
Nuk jam arrestuar. U shoqërova në polici për të sqaruar detaje rreth një foto (skrin) që nuk e di nga ku mbiu, por fatkeqësisht bëri hatanë. U ndjeva tmerrësisht keq kur kolegët e mi në polici kishin shpërndarë një deklaratë për mediat, se jam shoqëruar ende pa bërë asnjë lloj verifikimi apo pa më pyetur: Si qëndron puna moj vajzë?
Gjithashtu edhe kolegët e mi në televizione e portale, u ngutën për të bërë lajmin i pari, kush me foto, e kush me emër e mbiemër. FALEMINDERIT të gjithëve!
Unë di t’ju them që lajmi që unë kam publikuar në gazetën “Shekulli-online” nuk është ai që u bë viral, ai që la mijëra qytetarë jashtë shtëpive për të mbrojtur veten dhe fëmijët e tyre.
Ju siguroj se unë shtetasja, Daniela Grrica, që u shoqërova në polici për diçka që s’kam bërë, se ai lajm nuk është deformuar apo ekzagjeruar nga unë për disa palo klikime.
Nuk do e bëja kurrë! Sepse pikë së pari jam njeri, dhe ashtu siç më kanë rritur prindërit e mi, një njeri me parime, që nuk e shet apo zmadhon fjalën pa pasur një bazë apo indicie konkrete. E aq më pak nuk do e bëja si gazetare sado e “vogël” që jam.
Lajmi i im ishte vetëm një citim i një medie preststigjoze shqiptare dhe titulli im fjalë për fjalë është ky:
“Paralajmërimi i sizmologut grek: Kujdes tërmetet e tjera, mund të jenë shkatërruese!” (Pjesa tjetër e titullit, ku fitet për një orar është e shtuar)
Dhe më poshtë vijon intervista e plotë, ashtu siç ishte në median që unë kam cituar, pa asnjë lloj ndryshimi të mëvonshëm, përveç se publikimit të tij të parë në orën 15:11 minuta të datës 22 shtator.
Ju do thoni: Po ai foto-skrin që përhapi panik te të gjithë qytetarët dhe që mban emrin tënd çfarë ishte?
Nuk e di! Nuk e di kush, pse, çfarë kërkoi ai apo ajo që modifikoi atë foto. Sepse ai nuk është një lajm, i shpërndarë me link, është një foto e modifikuar me fotoshop që përhapi panik.
Ndjej keqardhje të thellë që e gjitha kjo u përhap dhe u keqpërdor në masë, duke njollosur emrin tim, ende pa u akuzuar. Por për një gjë të jeni të sigurt, kësaj çështje do t’i shkoj deri në fund, deri sa të dalë në dritë e vërteta e njollosur nga një “mjeshtër” fotoshopi.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POZON ME QENIN/ Presidenti mesazh qytetarëve: Me rëndësi është t’i kthehemi jetës së përditshme
Previous article GREQI/ Arrestohet në aeroport "skuadra e volejbollit"

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË ORIKUM/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO) Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË ORIKUM/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

PUBLIKOHEN PAMJET E FRIKSHME NGA KAMERAT E SIGURISË/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET E FRIKSHME NGA KAMERAT E SIGURISË/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri! Aktualitet

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT