• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FAKE NEWS PËR TËR TËRMETIN/ Braçe: Portali kriminal Syri.net do të përballet me fuqinë 8 ballë të ligjit
Home
Politikë

FAKE NEWS PËR TËR TËRMETIN/ Braçe: Portali kriminal Syri.net do të përballet me fuqinë 8 ballë të ligjit

23 September, 2019 F.autor Politikë

Zv/ kryeministri Erjon Braçe deklaroi se autorët e përhapjes së lajmit të rremë mbrëmjen e djeshme se do të kishte një tërmet në orën 23:30 me magnitudë 6 ballë, Syri.net do të përballet me fuqinë e ligjit 8 ballë. Braçe u shpreh se siguria publike u sfidua dje në kufijtë e kaosit nga një rrjet i prodhimit dhe shpërndarjes së lajmeve të rreme me qëllim.

“Dje shoqëria shqiptare, siguria publike dhe kombëtare, ligji penal, u sfidua, u kërcënua, në kufijtë e kaosit, me dhunë dhe plaçkitje të mundshme nga lajmi i rremë i fabrikuar qëllimisht nga Syri.net, media online, shembull i gazetarisë së njëanshme, kriminale, politike dhe të kapur. Por kërcënimi serioz i rendit kushtetues, sigurisë publike dhe kombëtare kërkon të njëjtën vendosmëri për t’u përballur ligjërisht me lajmet e rreme, prodhuar në media dhe shpërndarë nga një rrjet kriminal dhe që dje shkaktoi panikun më të madh që mund të kishte pasoja shumë të rënda për jetën e qytetarëve dhe pronën. Cdo gërmë në atë lajm ishte e qëllimshme dhe ishte e rreme. Referimi në Top Channel me sizmologun grek, që për fat të keq po kërkon të bëhet protagonist ishin të rremë. Cdo gërmë ishte e paligjshme për lënien e shtëpive, por edhe pse jo rrezikimin e njerëzve në rrugë.

Autorët e këtij lajmi të rremë dhe zotëruesit e këtij rrjeti kriminal të përhapjes së ketyre lajmeve të përballen me ligjin me fuqinë 5.8 ballë me itensitet 8 ballë dhe me tregues nxitjeje 0.375 g. Të bëjnë ctë duan të sajojnë alibinë e asaj që ndodhi, cdo gjë është e faktuar. Forca e ligjit do i japë fund këtij fenomeni njëherë e mirë. Loja me lajmet e rreme që kërcënon jetën e qytetarëve do të marrë fund tani ligjërisht edhe për një arsye tjetër, për t’i dhënë lirinë qytetarëve të marrin informacion e duhur. Askush nuk do të ketë ndërmend lotët e përpëlitjet e foshnjeve në shkallët e pallateve, apo në makinat e prindërve. Nuk kam ndërmend të fal ankthin e prindërve. Kush nga këta që mendon se cudia më e madhe zgjat tre ditë apo që do i dalë për zot cilindo politikan madje edhe ai që për 30 vite ta poshtërojë këtë popull duke ngjallur frikë dhe panik, do të përballet me ligjin deri në fund dhe do të marrin atë që meritojnë” tha Braçe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I TRANSFERUAR NË VERË TEK BRESCIA/ Balotelli "kërcënon" kampionët e Italisë: Peshoj sa në kohën kur isha 20 vjeç
Previous article TIFOZËT E LAZIOS I DEDIKOJNË KOR NË STADIUM/ Mamaja e Zaniolos habit me reagimin në rrjetet sociale (FOTO+VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT