Donald Trump është i bindur. Rrjetet shoqërore po i mbyllin gojën miliona zërave konservatorë duke ia përcjellë këtë mesazh 54 milionë abonentëve në … Twitter, megjithëse ekspertët theksojnë se ka pak prova për këto akuza.
Të premten sërish presidenti amerikan postoi një mesazh mbi këtë temë. Gjigantët e rrjeteve sociale po i mbyllin gojën miliona personave. Njerëzit kanë të drejtë të vendosin se cfarë ështe e vërtetë dhe cfarë është e gabuar, pa censurë.
Disa ditë më pare ai i ngarkoi përgjegjësinë rrjeteve sociale, totalisht të deformuara kundrejt zërave republikanë/konservatorë dhe paralajmëroi se nuk do të tregohej indiferent.
Twitter 335 milionë përdorues të rregullt dhe Facebook 2,23 miliardë mohojnë çdo favorizim politik në menaxhimin e platformës së tyre, dhe disa studime tregojnë se konservatorët po shënojnë rritje ndryshme siç shfaqet nga rrjetet sociale.


