• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Facebook në telashe pas skandalit të të dhënave/ Aksionet humbin një shumë të…
Home
Teknologji

Facebook në telashe pas skandalit të të dhënave/ Aksionet humbin një shumë të…

23 March, 2018 F.autor Teknologji

Facebook po kalon periudhën më të vështirë që prej themelimit. Rrjeti social më i përdorur në botë, me pronar Mark Zuckerberg, u përfshi në një skandal me kompaninë e konsulencës “Cambridge Analytica”, të cilës Facebook i vuri në dispozicion rreth 50 milionë profile, që kompania rezulton se i ka përdorur për fushatë politike.

Përmes një postimi të gjatë në profilin e tij në rrjetin social, Zuckerberg tha se mbi të binte përgjegjësia që të dhënat e mbi 50 milionë përdoruesve u përdorën për të ushtruar ndikim në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016. “Ky rast nxori në pah disa probleme që rrjeti ka me të dhënat personale të përdoruesve”, tha Zuckerberg.

Pavarësisht pretendimit nga Mark Zuckerberg, aksionet e rrjetit social në bursë morën tatëpjetën, duke humbur rreth 10%, e përkthyer në dhjetëra miliardë Dollarë. Komisioni Europian reagoi përmes komisioneres për drejtësinë, Vera Jourova, e cila tha se besimi i përdoruesve nuk kthehet me një postim, duke iu referuar deklarates së Zuckerberg.

Prokurorët amerikanë nisën hetimet për të hedhur dritë mbi këtë skandal. Ndërsa kundër gjigantit të rrjeteve sociale ka filluar një fushatë për mbylljen e tij. I pari ishte Brajan Acon, një prej themeluesve të Ëhatsapp, i cili bëri thirrje për braktisjen e Facebook.

Mark Zuckerberg është thirrur nga një komision parlamentar britanik, për të dhënë sqarime se përse dorëzoi te Cambridge Analytica të dhënat e mbi 50 milionë përdoruesve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Akuza për favore SEKSUALE dhe KORRUPSION, pezullohet konkursi i Miss-it
Previous article LSI MBËSHTET Veliajn, por Kryemadhi i vendos dy kushte: Tirana ka ndryshuar, por teatri dhe kullat…

F.autor

Postime të ngjashme

GOOGLE HUMBET BETEJËN ANTITRUST NË SUEDI/ Detyrohet të paguajë 1.5 miliardë dollarë Teknologji

GOOGLE HUMBET BETEJËN ANTITRUST NË SUEDI/ Detyrohet të paguajë 1.5 miliardë dollarë

70% E FËMIJËVE ANASHKALUAN NDALIMIN E RRJETEVE SOCIALE/ Australia rrit gjobat për Facebook, TikTok dhe Instagram Botë

70% E FËMIJËVE ANASHKALUAN NDALIMIN E RRJETEVE SOCIALE/ Australia rrit gjobat për Facebook, TikTok dhe Instagram

KRIZA EKONOMIKE/ Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100 mijë vende pune Teknologji

KRIZA EKONOMIKE/ Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100 mijë vende pune

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT