• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Facebook me monedhë dixhitale? Ja projekti i Zuckerberg
Home
Teknologji

Facebook me monedhë dixhitale? Ja projekti i Zuckerberg

9 January, 2018 Ina.Autor Teknologji

Pas ndërhyrjes në fillim të vitit të Mark Zuckerberg, shumë vëzhgues kanë nënvizuar pasazhin dedikuar sistemeve të decentralizimit të pushtetit që themeluesi i Facebook dëshiron të studiojë. Një monedhë dixhitale për mediat sociale mund të jetë shumë afër, shkruan e përditshmja italiane ‘La Repubblica’.

Mark Zuckerberg publikoi një postim në Facebook më 4 janar në të cilin njoftoi se objektivi i tij personal për vitin 2018 ishte të ‘rregullonte’ Facebook-un. Kjo do të thotë që duke marrë parasysh pikëpamjet e ndryshme për të cilat platforma përfundoi nën akuza, nga ‘fake news’ dhe fjalimet e urrejtjes, deri tek logjika e moderimit të përmbajtjes, gjërat më të vërtetë do të ndryshojnë: “Për momentin bëjmë shumë gabime në aplikimin e rregullave dhe parandalimin e keqpërdorimit të mjeteve tona. Nëse jemi të suksesshëm këtë vit, atëhere do e mbyllim 2018 në një trajektore shumë më të mirë” shkroi themeluesi i rrjetit social në postimin e tij.

Megjithatë shumë njerëz mbetën të impresionuar në mënyrë të veçantë nga pjesa e dytë e postimit të tij. Zuckerberg trajton çështjen e centralizimit dhe decentralizimit të teknologjisë dhe thotë se, mes angazhimeve të tjera që do marrë për këtë vit, është edhe studimi dhe thellimi i mekanizmave me të cilat do konkretizojë dinamikën e dytë: “Me rritjen e një numri të vogël kompanish të mëdha të teknologjisë   dhe qeveritë që përdorin teknologjinë për të përgjuar qytetarët e vendeve të tyre  shumë njerëz tani besojnë se teknologjia vetëm centralizon pushtetin në vend që ta decentralizojë atë.” shkruan ai në pasazhin në fjalë. Sidoqoftë, ka sinjale që nuk është plotësisht e vërtetë. “Si kriptografia  shkruan Zuckerberg  ose kriptomonedhat”.

Shumë tituj gazetash e kanë mbuluar këtë aluzion duke imagjinuar se, herët a vonë, rrjeti social mund të nisë monedhën e tij dixhitale. Shpirti revolucionar i internetit duket sikur mbështet manjatin e ri, prandaj thellimi i atyre fronteve mund të jetë një mënyrë për të rivendosur fuqinë dhe demokracinë. Dhe pastaj fakti që kjo shprehet nga një prej protagonistëve kryesorë të këtij centralizimi, është vetëm kontradikta që konfirmon interesin.

Këto përjashtime që “heqin pushtetin nga institucionet qëndrore dhe e kthejnë në duart e njerëzve” mund të krijojnë një mënyrë të re për internetin. “Por rreziku është se janë shumë të vështira për t’u përdorur”, shkruan edhe Zuckerberg. Për këtë arsye shumë njerëz kanë imagjinuar se në ato rreshta fshihet një tregues: arritja e një lloj kriptomonedhe ose monedhe digjitale me të cilën Facebook mund të shfaqet në kontinentin e tij digjital.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (FOTO) Njihuni me 3 kandidatët për postin e trajnerit të Italisë
Previous article Kia Joorabchian, njeriu që qëndron pas transferimit të Coutinhos te Barcelona

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PASURIA E TIJ SHËNON REKORD HISTORIK/ Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë Teknologji

PASURIA E TIJ SHËNON REKORD HISTORIK/ Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron  firmos në sektorin e inteligjencës artificiale Teknologji

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron firmos në sektorin e inteligjencës artificiale

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik Aktualitet

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT