• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Facebook mbyll llogaritë e rreme që ndërhynë në zgjedhjet amerikane
Home
Teknologji

Facebook mbyll llogaritë e rreme që ndërhynë në zgjedhjet amerikane

31 July, 2018 Sadik.Autor Teknologji

Facebook njoftoi sot mbylljen e 32 llogarive në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, sepse ishin “të përfshira në sjellje të koordinuara dhe të rreme”.

Kompania tha në një deklaratë të martën se ende nuk e di se kush qëndron pas tyre, por shtoi se ka gjetur pika kontakti midis llogarive që i ka hequr nga përdorimi dhe atyre të lidhura me Agjencinë Ruse të Kërkimit në Internet, për të cilën mendohet të ketë postuar propagandë që ndikoi në zgjedhjet amerikane të 2016-s.

Në deklaratën e fb, thuhet se kompania hoqi tetë faqe dhe 17 profile nga Facebook-u dhe shtatë llogari të Instagram-it që kishin shkelur rregullin, i cili ndalon “sjelljet e rreme dhe të koordinuara”.

Sipas kompanisë, më shumë se 290 mijë llogari ishin ndjekëse të të paktën njërës prej faqeve të rreme.

Facebook tha se po e bënte publik këtë informacion, për shkak të një lidhjeje midis “aktorëve të këqij” pas faqeve të Facebook-ut dhe Instagram-it dhe disa protestave që janë planifikuar për javën e ardhshme në Uashington, D.C.

Sipas Facebook, subjektet që qëndronin prapa llogarive në fjalë, shpenzuan rreth 11,000 dollarë në Facebook dhe Instagram për 150 reklama, të cilat u paguan me dollarë amerikanë dhe kanadezë.

Facebook gjithashtu anuloi një ngjarje të postuar nga njëra prej llogarive, një faqe e quajtur “Resisters”, e cila u bënte thirrje njerëzve të merrnin pjesë në një kundërprotestë ndaj një grupi të quajtur “Unite the Right” të planifikuar për në muajin gusht në Uashington, D.C.

Facebook tha se ia ka raportuar të gjitha këto organeve ligjzbatuese dhe se do të vazhdojë kërkimin për llogari të tjera të rreme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Amerikanët na tregojnë përmes pamjeve si e kanë ndërtuar vendin e tyre (FOTO)
Previous article "KUR MBAJ BOTË NË KRAHË"/ Bora Zemani publikon foton me djalin

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron  firmos në sektorin e inteligjencës artificiale Teknologji

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron firmos në sektorin e inteligjencës artificiale

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik Aktualitet

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë Teknologji

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT