• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Facebook” kundër lajmeve false: Faqet përgjegjëse do të penalizohen me 80%
Home
Teknologji

“Facebook” kundër lajmeve false: Faqet përgjegjëse do të penalizohen me 80%

27 May, 2018 Ina.Autor Teknologji

Lufta kundër fake news dhe keqinformimit të Facebook kalon në fazën e sulmit. Menaxheri i produktit, Tessa Lyons, përshkroi tre fazat, tre lëvizjet me të cilat kompania synon të luftojë fenomenin, duke nisur me mbylljen e çfarëdo faqeje me lajme të pavërteta.

“Lajmet false – tha Lyons – i lëndojnë njerëzit dhe po ashtu Facebook. Po bëjmë investime të rëndësishme për të ndalur përhapjen e tyre dhe për të promovuar gazetari cilësore dhe kulturën e lajmit”, shkruan “monitor”.

Si hap të parë, Facebook bëri të ditur që do të fshijë çdo account dhe faqe që “shkel politikat e tij”. “Edhe pse lajmet e rreme nuk i shkelin standardet tona të komunitetit, shpesh shkelin politikat tona në kategori të tjera, si spam, gjuha e urrejtjes apo account-e false.

Një faqe që pretendon të jetë amerikane, por në të vërtetë menaxhohet nga Maqedonia, për shembull, do të bllokohet, sepse “shkel kërkesën tonë që njerëzit të përdorin identitetin e tyre të vërtetë dhe jo të dikujt tjetër”. Për këtë qëllim do të përdoret Inteligjenca Artificiale për të “ndihmuar ekipin tonë për të zbuluar mashtrimet dhe për të forcuar politikat tona kundër spam”.

Sulmi më i rëndësishëm do të jetë kundër atyre që publikojnë lajme të rreme. Për të arritur objektivin, Facebook ka nisur të bashkëpunojë me verifikues të palëve të tretë, duke siguruar se ata janë “të pavarur dhe të certifikuar nga International Fact-Checking Network për të vlerësuar saktësinë e artikujve apo postimeve” në rrjete sociale. “Kur verifikuesit vlerësojnë se diçka është false, i japim prioritet shumë më të ulët këtyre lajmeve në News Feed”. Kjo redukton me 80% shfaqjen e lajmeve.

Më pak vizualizime, më pak klikime, më pak fitime nga reklamat, si rrjedhojë, më pak interes për të promovuar lajme false: ky është thelbi i strategjisë së re të Facebook. Dhe mbi të gjitha një komunitet i informuar, që të dijë të dallojë mes një lajmi të rremë (apo i dyshimtë) dhe një lajmi të vërtetë, arma e parë kundër keqinformimit. Për të lehtësuar këtë situatë, Lyins prezantoi një ndër risitë e fundit të rrjeteve sociale, ose ndryshe mundësinë për të pasur një kontekst të lajmeve.

“Lajmet false – shtoi Lyons – kanë pasoja shkatërruese dhe dërmuese në të gjithë botën. Kemi një përgjegjësi të madhe dhe e dimë se kemi shumë punë për të bërë për të qenë në lartësinë e duhur”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 150 milionë lek për Skënderbeun apo 50 milionë për Laçin? Finalja e Kupës “vija e finishit”
Previous article Messi i fiksuar pas këtij futbollisti/ Barcelona ka gati ofertën joshëse

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TJETËR ALARM KIBERNETIK/ “Claude” ekspozon të dhëna sekrete! Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private Teknologji

TJETËR ALARM KIBERNETIK/ “Claude” ekspozon të dhëna sekrete! Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private

BËNI BLERJE ONLINE? Ja rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit Teknologji

BËNI BLERJE ONLINE? Ja rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

ALARMI/ AI po zëvendëson punët që kryhen nga njerëzit, pse të rinjtë mund të paguajnë çmimin më të lartë Teknologji

ALARMI/ AI po zëvendëson punët që kryhen nga njerëzit, pse të rinjtë mund të paguajnë çmimin më të lartë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT