• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FACEBOOK E KONFIRMON/ Çdo llogari që mbështet talibanët do të bllokohet, janë organizata të rrezikshme
Home
Teknologji

FACEBOOK E KONFIRMON/ Çdo llogari që mbështet talibanët do të bllokohet, janë organizata të rrezikshme

17 August, 2021 s.autor Teknologji

Pushtimi i shpejtë i Afganistanit nga talebanët paraqet një sfidë të re për kompanitë e mëdha të teknologjisë amerikane në trajtimin e përmbajtjes të krijuar nga grupi i konsideruar “terroristë” nga disa qeveri botërore. Aljazeera shkruan se gjiganti i mediave sociale Facebook konfirmoi të hënën se i përcakton talebanët një grup terrorist dhe i ndalon ata dhe përmbajtjet që mbështesin atë nga platforma e tij.

Por anëtarët talebanë thuhet se kanë vazhduar të përdorin shërbimin e mesazheve të koduara të Facebook-ut, WhatsApp për të komunikuar drejtpërdrejt me afganët pavarësisht se kompania e ndalon atë sipas rregullave kundër organizatave të rrezikshme. Një zëdhënës i Facebookut tha se kompania po monitoronte nga afër situatën në vend dhe se WhatsApp do të ndërmarrë veprime për te bllokuar çdo llogari që është e lidhur me organizatat e sanksionuara në Afganistan.

“Talibanët janë në listën e organizatave të rrezikshme të kompanisë dhe për këtë arsye çdo përmbajtje që promovon ose përfaqëson grupin është e ndaluar. Talibanët janë të sanksionuar si një organizatë terroriste sipas ligjit amerikan dhe ne i kemi ndaluar ata nga shërbimet tona sipas politikave tona të Organizimeve të Rrezikshme. Kjo do të thotë që ne heqim llogaritë e mbajtura nga ose në emër të talebanëve dhe ndalojmë lavdërimin, mbështetjen dhe përfaqësimin e tyre,” tha Adam Mosseri, zëdhënës i Facebookut.

Të pyetur në lidhje me përdorimin e platformës nga talebanët, kompania vuri në dukje politikat e saj kundër organizatave të dhunshme, por nuk iu përgjigj pyetjeve të Reuters se si i bën klasifikimet e saj. Rregullat e Twitter thonë se nuk lejon grupe që promovojnë terrorizmin dhe dhunën kundër civilëve.

Kthimi i talebanëve ka ngritur frikën se do të godasë lirinë e fjalës dhe të drejtat e njeriut, veçanërisht të drejtat e grave, dhe se vendi mund të bëhet një strehë edhe një herë për grupet e dhunshme. Zyrtarët talebanë kanë lëshuar deklarata duke thënë se duan marrëdhënie paqësore ndërkombëtare dhe kanë premtuar se do të mbrojnë afganët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Shkumbin Ismaili humb njeriun e shtrenjtë të familjes (FOTOT)
Previous article POZON ME BIKINI/ Viola Spiro “përvëlon” rrjetin, "tërbohen" fansat (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron  firmos në sektorin e inteligjencës artificiale Teknologji

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron firmos në sektorin e inteligjencës artificiale

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik Aktualitet

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë Teknologji

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT