• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Ekipore
  • Individuale
  • KuqeZi
“F1 s’mund të mbështetet vetëm te kufizimi i kostove”
Home
Sport
Ekipore

“F1 s’mund të mbështetet vetëm te kufizimi i kostove”

15 January, 2018 Q.Autor Ekipore, Sport

Formula 1 nuk mund të mbështetet vetëm te kufizimi i buxhetit, si kundërpërgjigje për të ulur kostot e garave të çmimeve të mëdha. Të paktën kështu shprehet presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, Jean Todt.

Edhe pse limiti i përcaktuar i shpenzimeve ekipore po tentohet nga pronarët e rinj të Formulës 1 si një ndryshim kyç për të ardhmen e këtij sporti, Todt beson se do të ishte një gabim nëse do të mbështetej vetëm në këtë drejtim, ekskluzivisht si një mënyrë për të kontrolluar shpenzimet.

Ish-drejtuesi i lartë i Ferrarit thotë se kufizimi i kostove duhet të shkojë “dorë më dorë” me të tjera rregulla, që do ta bënin Formulën 1 një sport më pak të kushtueshëm, përndryshe ekziston rreziku që kjo ide të dështojë.

“Kemi folur në lidhje me kontrollin e shpenzimeve, apo tavanin e kostove prej pak kohe tashmë”, tha Todt. “Besoj se është një lëvizje e mirë, por për mua personalisht, kjo gjë duhet të bëhet me kombinimin e të tjera masave.

Ne duhet të bëjmë një rregullore që duhet të ketë ndikim te kostot aktuale. Nëse themi thjesht që do të vendosim një tavan kostoje, nuk mendoj se do të funksionojë. Deri më tani, çdo përpjekje për këtë gjë ka dështuar. Duhet të mundemi të biem dakord për diçka që do të ishte më e sofistikuar, në mënyrë që të arrihej ky objektiv”.

Shefat tregtarë të Formulës 1 pritet të ulen kokë më kokë me drejtuesit e ekipeve gjatë këtij dimri, për të diskutuar më në detaje idenë e kufizimeve buxhetore. Por, teksa të gjitha ekipet pranojnë se diçka duhet bërë rreth kostove, mbetet ende skepticizëm nëse është funksional tavani i kostove apo jo.

Bosi i Red Bullit, Christian Horner është i pasigurtë mbi këtë politikë, gjë që ka qenë gjithnjë një prej arsyeve pse përpjekjet e mëparshme kanë dështuar. Megjithatë, ai i bën jehonë idesë së Todt, se bashërendimi i disa rregullave të tjera për të kufizuar shpenzimet është tejet thelbësor. /TCH/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORIA TRAGJIKE/ Gruaja i vrau tre vajzat, shqiptari nis një jetë të re. I ndodh MREKULLIA...(FOTO)
Previous article Zbardhet bllofi i PD me letrën kundër Saimir Tahirit, që u dorëzua sot në Prokurori

Q.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar Futboll

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar

RIKTHEHET MOU/ Real paguan klauzolën, në merkato “ëndrra” quhet Julian Alvarez Futboll

RIKTHEHET MOU/ Real paguan klauzolën, në merkato “ëndrra” quhet Julian Alvarez

"NDIHEM NË FAJ"/ Tare: Milani më i madh se të gjithë, krenari të punoja këtu Futboll

"NDIHEM NË FAJ"/ Tare: Milani më i madh se të gjithë, krenari të punoja këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT