• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EVROPA NËN KËRCËNIMIN E MINAVE LUNDRUESE/ Rusia dhe Ukraina “ping-pong” akuzash me njëra-tjetrën
Home
Nderkombetare

EVROPA NËN KËRCËNIMIN E MINAVE LUNDRUESE/ Rusia dhe Ukraina “ping-pong” akuzash me njëra-tjetrën

2 April, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Marina turke njoftoi se që nga fundjava e kaluar ka çarmatosur disa mina detare që pluskonin në Detin e Zi. Një nga minierat e neutralizuara gjendej në afërsi të Ngushticës së Bosforit, e cila për një kohë të shkurtër madje u mbyll për anijet e transportit.

Edhe ushtria rumune njoftoi se ka neutralizuar në fillim të javës një mjet shpërthyes lundrues që kishin zbuluar peshkatarët në brigjet e vendit.

Qindra mina – apo vetëm dhjetë?

Në fillim të javës së kaluar shërbimi sekret rus FSB dhe Ministria e Mbrojtjes në Moskë paralajmëruan se mina detare ukrainase ishin shkëputur për shkak të një stuhie nga vendet ku ishin vendosur në bregdetin e qytetit Odesa.

Në fillim u fol për disa qindra mina që pluskojnë në Detin e Zi. Më pas Ministria ruse e Mbrojtjes e korrigjoi këtë lajm duke saktësuar se dhjetë nga rreth 370 minat e vendosura në brigjet e Odesës ishin shkëputur nga vendet ku ishin vendosur.

Evropa nën kërcënimin e minave lundruese/ Rusia dhe Ukraina

Ukraina e hodhi poshtë menjëherë këtë informacion si të rremë. Minat e zbuluara u përkasin rezervave të armatimeve të Ukrainës, por ato e kanë origjinën nga Sevastopoli në gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014. Sipas Kievit Rusia po i lë qëllimisht  minat të pluskojnë në Detin e Zi në mënyrë që të dëmtojë reputacionin ndërkombëtar të Ukrainës.

“Të dy versionet janë të besueshme,”thotë Johannes Peters, ekspert për strategjinë dhe sigurinë detare në Universitetin e Kilit. Pamjet e publikuara tregojnë se kemi të bëjmë me modele të vjetra, ndoshta të prodhimit sovjetik, që kanë emblema ukrainase. Një njoftim të tillë kishin dhënë edhe autoritetet turke. Por e qartë është gjithashtu se “Më së voni që nga aneksimi i Krimesë, marina ruse ka akses në mina të tilla”.

Rrezik për transporti detar civil

Ndryshe nga minat tokësore për minat detare nuk ka marrëveshje ndërkombëtare që e ndalon përdorimin e tyre. Sipas Konventës së Hagës nuk minat ujore nuk duhet të lihen të pluskojnë si mall pa zot në ujërat ndërkombëtare. Por në kohë krizash dhe konfliktesh të armatosura shteteve u lejohet të vendosin në ujërat e tyre territoriale mina ujore për t’u mbrojtur nga sulmet nga deti.

Ukraina e respektoi marrëveshjen dhe i paralajmëroi kompanitë e transportit detar se ka minuar zona të mëdha të ujërave të saj bregdetare në veri-lindje të Detit të Zi. Sipas Marrëveshjes së Hagës teorikisht Kievi duhet të paralajmërojë edhe për çdo minë, që mund të shkëputet nga vendndodhja.

Pasi marina turke çarmatosi një nga minat e zbuluara në Ngushticën e Bosforit, autoritetet turke ndaluan deri në një njoftim të dytë edhe peshkimin në Detin e Zi gjatë natës.

Ngushtica e Bosforit, që lidh Detin e Zi dhe Mesdheun, është një rrugë tregtare me rëndësi thelbësore për të gjitha vendet fqinje me përjashtim të Turqisë. Ngushtica e Bosforit është gjithashtu edhe vendi nga kalojnë anijet që eksportojnë grurë nga Rusia dhe – zakonisht – edhe nga Ukraina. Bllokimi i kësaj rruge detare ka shkaktuar pasiguri për transportin detar civil dhe mund çojë sërish në rritjen e çmimit të grurit dhe të prodhimeve të tjera

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BASHKË ME PRANVERËN ERDHI EDHE VAJZA JONË..."/ Besa Shahini bëhet nënë për herë të parë
Previous article NDODH EDHE KJO/ Gruaja rreh burrin në Divjakë, vetëm policia e shpëton prej duarve të saj

s.autor

Postime të ngjashme

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore Aktualitet

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore

ÇFARË PO PLANIFIKONTE?! Policia ndalon turistin suedez, i gjen pistoletën me karrikator të mbushur... Aktualitet

ÇFARË PO PLANIFIKONTE?! Policia ndalon turistin suedez, i gjen pistoletën me karrikator të mbushur...

AKSIDENT I RËNDË NË GJIROKASTËR/ Plagosen 4 persona Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË GJIROKASTËR/ Plagosen 4 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT