• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LËVIZTE ME REKORD SHPEJTËSIE NË TIRANË/ Policia GJOBIT 24 vjeçarin: Po luante me…
Home
Aktualitet
Kronikë

LËVIZTE ME REKORD SHPEJTËSIE NË TIRANË/ Policia GJOBIT 24 vjeçarin: Po luante me…

20 June, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Kronikë

Një 24 vjeçar është gjobitur nga policia rrugore, pasi është pikasur nga radarët teksa lëviste në hyrje të Tiranës duke drejtuar mjetin me 180 km në orë.

 Një 24 vjeçar është gjobitur nga policia rrugore, pasi është pikasur nga radarët teksa lëviste në hyrje të Tiranës duke drejtuar mjetin me 180 km në orë.

“Rrezik potencial për jetën e vet dhe përdoruesve të tjerë të rrugës. Guxim dhe eufori moshe, por adrenaline për të shkruar drejt aksidentit, për të luajtur me jetën”, shkruan në njoftimin e saj policia rrugore.

Nisur nga kjo situatë, policia rrugore ka njoftuar se ka shtuar kontrollet në hyrje- dalje të qyteteve dhe në rrugët ndërqytetëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Janë marrë masa shtesë me monitorim të trafikut me radare, kamera sigurie, punonjës policie civilë të pajisur me mjetet e nevojshme të kontrollit të trafikut si dhe patrulla shtesë në të gjitha akset rrugore.

Ajo u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve, të motoçikletave si dhe këmbësoreve për të respektuar shenjat e qarkullimit rrugor, për të parandaluar aksidente që mund të kenë një fund tragjik.

Njoftimi i plotë
Policia Rrugore ka shtuar kontrollet me pajisjet matëse te shpejtësisë – Radare në hyrje- dalje të qyteteve dhe në rrugët ndërqytetëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

24 – vjeçari në mes të ditës, me 180 km/h në aksin TEG – Tiranë. Rrezik potencial për jetën e vet dhe përdoruesve të tjerë të rrugës. Guxim dhe eufori moshe, por adrenaline për të shkruar drejt aksidentit, për të luajtur me jetën.

Policia Rrugore në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, nisur edhe nga shtimi i fluksit të automjeteve për shkak të sezonit turistik, ka marrë masa shtesë, duke përdorur të gjitha metodat më efikase në këtë drejtim, monitorim të trafikut me radare, kamera sigurie, punonjës policie civilë të pajisur me mjetet e nevojshme të kontrollit të trafikut si dhe patrulla shtesë në të gjitha akset rrugore.

Policia Rrugore u bën apel edhe njëherë gjithë drejtuesve të mjeteve, që të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, të shmangin drejtimin e mjetit nën efektin alkoolit apo në gjendje te dehur, të moderojnë shpejtësinë dhe të vendosin rripin e sigurimit, tu japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara të cilat bëhen shkak për bllokim trafiku apo për aksidente të ndryshme me pasoje jeten.

Drejtuesit e motoçikletave të vendosin kaskën mbrojtëse, të mos kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë për të fituar kohë, apo të respektojne sistemet e semaforeve dhe të drejtën e kalimit të këmbësorëve.

Këmbësorët, të respektojnë vijat e bardha, të kontrollojnë të dy kahet e rrugës përpara se të kalojnë, të respektojnë semaforin, kur kanë të drejtën e kalimit, gjithashtu të përdorin mbikalimet apo nënkalimet në rrugët ndërqytetëse.

Format e reja të menaxhimit dhe monitorimit të trafikut si dhe bashkëpunimi me qytetarët, do të ndihmoje patrullat e Policise Rrugore te ndëshkojnë cilindo që shkel rregullat e qarkullimit rrugor. Kontribuo dhe ti në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUALIFIKUESET EURO U-21/ Danimarka fiton me Austrinë, evlefshme për Grupin B
Previous article ADELINA SAPO RINDEZI SHERRIN ME RREPERËT/ Ja detaji që nuk e kapët në këngën e re (FOTO+VIDEO)

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT