• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EVI KOKALARI apo GRIDA DUMA? Nisi lufta për vendin e “ZONJËS SË PARË” në PD!
Home
Ekskluzive

EVI KOKALARI apo GRIDA DUMA? Nisi lufta për vendin e “ZONJËS SË PARË” në PD!

26 September, 2021 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Opozita shqiptare ka një luftë të re, të heshtur por aspak sekrete tashmë brenda llojit, e cila zhvillohet paralelisht me atë mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, për lidershipin real të PD. Ajo është lufta për vendin e “Zonjës së Parë” të së djathtës shqiptare, e cila është po aq e egër dhe pa rregulla, sa edhe ajo mes dy burrave të parë të demokratëve.

“Jam habitur se si Lulzim Basha kishte fuqinë të vendoste si kandidate për deputete Grida Dumën dhe ndonjë tjetër, se veç ata e mbrojnë. Bashës aktualisht i ka mbetur vetëm vula dhe logoja e PD”,- tha Evi Kokalari. Ajo ishte e ulur për herë të parë publikisht në krah të Sali Berishës në Vlorë, në stacionin e tij të radhës së turit të takimeve me demokratët nëpër Shqipëri, pasi u përjashtua nga Grupi Parlamentar.

Ajo është shfaqur nga hiçi nëpër ekranet e Tiranës, rreth një vit më parë, me sponsorizimin e propogandës së PD gjatë fushatës së fundit për zgjedhjet presidenciale në SHBA. Nuk dihet me çfarë pune meret në SHBA, por ia ka dalë të njihet në Tiranë me statusin e “aktivistes”, një profesion i ri ndër të gjithë ata që vdesin për të qenë pjesë e politikës në Shqipëri.

Legjenda e portaleve të opozitës, thotë se ajo është njeriu më i afërt i Donald Trump, në Partinë Republikane Amerikane. Tani u kuptua se përse i gjithë ky protagonizëm i saj. Xhelozia e saj publike për nënkryetaren e PD Grida Duma (nuk është e vetmja në fakt), tregoi se mund të ëndërrojë që ti zerë vendin, për të qenë krah Sali Berishës nëse ai rikthehet në krye të PD.

Kjo garë për vendin e “Zonjës së Parë”, është sa specifike, por aq edhe një traditë të hershme në PD. Ajo ka nisur në vitet e para të demokracisë, kur Sali Berisha ishte një lideri absolut, derisa mori dalëngadalë trajta të reja. Ajo kishte fillimisht tiparet e një gare, se kush e kush ti rrinte më pranë Doktorit, në zyrat e partisë apo në Presidencë. Derisa pas vitit 1997 me zgjedhjen e Jozefina Topallit si nën Kryetare e PD fillimisht, e më pas edhe si gruaja e parë Kryetare e Parlamentit në historinë e Shqipërisë (2005-2013), u shndërrua në një “institucion” politik.

Largimi i “gruas së hekurt” të PD nga Lulzim Basha, sepse i bënte hije lidershipit të tij, rihapi lojën për vendin e saj në krah të kryetarit. Në PS kjo garë ka ekzistuar vetëm në kohën e Fatos Nanos, për tu zhvilluar e heshtur brenda llojit mes Arta Dades, Vali Leskajt, Makbule Çeços dhe Ermelinda Meksit. Masivizimi i pjesëmarrjes së gruas në të gjitha nivelet e PS, për shkak të vizionit të Edi Ramës për balancat gjinore, e ka zhbërë këtë garë pas 2005. Ndërsa LSI duke qenë një parti familjare, nuk e ka vënë asnjëherë në diskutim, qenien e Monika Kryemadhit në këtë pozitë.

Pas 2013, kjo garë mori trajta shumë intersante brenda PD, për tu zhvilluar mes “të vjetrave” si Albana Vokshi e Mesila Doda dhe “të rejave” si Jorida Tabaku, Grida Duma, Flutura Açka dhe deri tek një brez akoma edhe më i ri deputetesh tashmë në Kuvendin e ri të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Grida Duma për shkak të protagonizmit mediatik, sharmit dhe qasjes politike përmes një profili intelektual, mbetet më e kuotuara për të qenë “Jozefina Topalli” e epokës së Lulzim Bashës në PD.

Kjo nuk i ka pëlqyer disa grave me ambicje më të mëdha politike, sesa statura e tyre, duke e bërë Grida Dumën jo rrallëherë target me shumë nga femrat sesa bota maskiliste shqiptare. Deri më sot, asnjëra prej tyre, nuk ka guxuar të dalë me emër e mbiemër publikisht në këtë lloj lufte për pushtet. Evi Kokalari e bëri, përmes një lapsusi frojdian, siç do të thoshte protali pranë Sali Berishës. Shenjë e sigurtë, se një luftë e re me një protagonist të re, sapo ka nisur brenda PD. The show must go on!

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARJAN KONOMI E THUMBOI PUBLIKISHT/ Fatma reagon për herë të parë: Sa do të frustruar...
Previous article POLICIA E KËRKON/ Vëllai i Fabio Dushkut bën video: Kozakut i futëm ca shpulla! Ja pse e rrahëm

F.autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë Aktualitet

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT