• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EVAKUOHET STAFI I BE-SË/ Bie Jalalabadi, talebanët fillojnë të hyjnë në Kabul
Home
Nderkombetare

EVAKUOHET STAFI I BE-SË/ Bie Jalalabadi, talebanët fillojnë të hyjnë në Kabul

15 August, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Kryengritësit talebanë filluan të hyjnë të dielën në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit, tha një zyrtar i ministrisë së brendshme, ndërsa Shtetet e Bashkuara po evakuojnë diplomatët nga ambasada e tyre me helikopterë.

Zyrtari i lartë i tha Reuters se talebanët po vinin “nga të gjitha anët”, por nuk dha hollësi të tjera.

Në një postim ne llogarinë e pallatit presidencial afgan në twitter thuhet se të shtënat ishin dëgjuar në disa pjesë rreth Kabulit, por forcat e sigurisë, në bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë, kanë qytetin nën kontroll.

Zyrtarët amerikanë thanë se diplomatët po transportoheshin në aeroport nga ambasada në zonën e fortifikuar, Wazir Akbar Khan. Më shumë trupa amerikane janë dërguar për të ndihmuar evakuimet pasi përparimi i rrufeshëm i talebanëve e solli grupin islamik në Kabul brenda pak ditësh.

Javën e kaluar, një vlerësim i shërbimeve amerikane të zbulimit tha se Kabuli mund të qëndrojë për të paktën tre muaj.

Pjesëtarët e ekipit amerikan po punonin nga aeroporti i Kabulit, tha një zyrtar amerikan, ndërsa një zyrtar i NATO -s tha se një pjesë e personelit të Bashkimit Evropian është zhvendosur në një vend më të sigurt në kryeqytet.

Një zyrtar taleban i tha Reuters se grupi nuk donte viktima , por nuk ka shpallur ndonjë armëpushim.

Nuk pati asnjë reagim të menjëhershme mbi situatën nga presidenti Ashraf Ghani, i cili tha të shtunën se ishte në konsultime urgjente me udhëheqësit vendas dhe partnerët ndërkombëtarë për gjendjen në vend.

Më herët të dielën, kryengritësit pushtuan pa luftë qytetin lindor Jalalabad, gjë që u dha atyre kontrollin mbi një prej autostradave kryesore në Afganistanin pa dalje në det. Ata gjithashtu morën postën kufitare më Pakistanin në Torkham, duke lënë aeroportin e Kabulit të vetmen rrugëdalje nga Afganistani, që është ende në duart e qeverisë.

Marrja e Jalalabadit pasoi pushtimin e qytetit verior të Mazar-i-Sharif të shtunën vonë, gjithashtu me pak luftime.

“Nuk ka përleshje tani në Jalalabad sepse guvernatori u është dorëzuar talebanëve”, i tha agjencisë Reuters tha një zyrtar afgan me seli në Jalalabad. “Lejimi i kalimit të talebanëve ishte mënyra e vetme për të shpëtuar jetën e civilëve”.

Një video e shpërndarë nga talebanët tregoi njerëzit që brohorisnin Allahu Akbar (Zoti është i madh), ndërsa një autokolonë hyri në në qytet me luftëtarët që tundnin armët dhe flamurin e bardhë talebanë.

Pasi forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara tërhoqën pjesën më të madhe të trupave të tyre muajin e fundit, fushata e talebanëve u përshpejtua meqë mbrojtja e ushtrisë afgane, ra.

Presidenti amerikan, Joe Biden, të shtunën autorizoi vendosjen e 5 mijë trupave amerikane për të ndihmuar evakuimin e qytetarëve dhe për të siguruar një tërheqje “të rregullt dhe të sigurt” të personelit ushtarak. Një zyrtar amerikan i mbrojtjes tha autorizimi përfshinte 1 mijë trupa të Divizionit të 82 -të Ajror.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FANTASTIK FERIT KETA/ Luftëtari shqiptar shpallet kampion bote në kikboks
Previous article TËRMETI KATASTROFIK/ Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit në Haiti

Delo.autor

Postime të ngjashme

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze Botë

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë Botë

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani Botë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT