Në lagjen “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër, 21 familjet e pallatit 7 katësh i jane bindur urdhrit të pushtetit vendor dhe policisë së shtetit për të braktisur shtëpitë e tyre.
Mbrëmja e sotme e gjen pallatin në errësire totale, ndërsa më herët policia bashkiake largoi nga banesa edhe disa familje të cilat qëndronin ende në katet e sipërme.
Forca të shumta të policisë bashkiake dhe ato të rendit e forcat Shqiponja do të qëndrojnë përgjatë gjithë nates në monitorim të situatës.
Alarmi per rrezikun qe i kanoset pallatit eshte dhene heret gjate dites nga vete banoret fillimisht.
Me pas kane qene strukturat e ndryshme lokale, mediat dhe deputetet e zones, qe kane kerkuar nderhyrje emergjente, pasi sipas tyre, situata eshte edhe me e rende sesa duket duke lene te kuptohet se rreshkitja e dherave nga kodra mund te rrezikoje deri shembjen e tij.
Banoret jane zhvendosur qe ta kalojne naten diku tjeter, nderkohe qe shtabi i emergjencave po punon per te patur dy- tri skenare gati, ne rast se situata del jashte parashikimeve.
Pak vite me pare ne kete qytet eshte rrezuar nje pallat duke u bere shkak per humbjen e jeteve njerezore dhe per nxjerrjen te pastrehe te familjave qe jetonin aty.
Alpenews.al


