• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Dalin pamjet e reja. Shihni kontrollin që iu bë studentes shqiptare kur u evakuua nga Kina (VIDEO)
Home
Breaking News

KORONAVIRUSI/ Dalin pamjet e reja. Shihni kontrollin që iu bë studentes shqiptare kur u evakuua nga Kina (VIDEO)

1 February, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Evakuohet studentja e fundit shqiptare nga qyteti kinez Wuhan ku ka shpërthyer virusi vdekjeprurës koronavirusi!  Avioni turk me 42 persona, pjesë e së cilës është edhe shqiptarja, Silva ka mbërritur në Ankara. Të gjithë personat në bord i janë nënshtruar një kontrolli të rreptë nga autoritetet turke, teksa mësohet se ato do të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë rresht, që është dhe koha kur virusi shfaq shenjat.

Ato u janë nënshtruar kontrolle në Kinë dhe nuk kanë rezultuar që janë prekur nga ky “virus” që ka frikësuar të gjithë botën, e megjithatë do t’i nënshtrohen një testi të dytë edhe në Ankara.

Të gjithë personat do të qëndrojnë në dhoma të ndara nga njëri- tjetri dhe do t’u mundësojnë ushqim. Ato do të kontrollohen çdo tre ditë për të parë nëse ka ose jo shenja të virusit. Referuar mediat turke, anëtarët në bord janë nga disa shtete, më konkretisht: 32 turq, 6 Azerbajxhan, 3 gjeorgjian dhe një shqiptarja, Silva Doçi.

Studentja Silva Doçi ne aeroportin kinez

Lidhur me evakuimin e studentes shqiptare ka pasur një reagim edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila tha se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadat shqiptare në Pekin dhe Ankara, për të finalizuar deri në sjelljen në Shqipëri të studentes.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim dhe komunikim të vazhdueshëm me Ambasadat shqiptare në Pekin dhe Ankara, kanë punuar intensivisht për të finalizuar me sukses largimin nga Wuhan të studentes shqiptare Silva Doçi, e cila mbeti e izoluar brenda ambienteve të kampusit universitar në këtë qytet, pas masave të marra për izolimin e tij në 23 janar 2020. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme duke e ndjekur me prioritet çështjen e studentes shqiptare, në kushtet e vështira kur askush nuk mund të hynte apo dilte në Wuhan, prej ditësh ka qenë në kontakte me palën turke, duke i paraqitur kërkesën zyrtare për të përfshirë edhe studenten shqiptare në operacionin e largimit të ndërmarrë për shtetasit turq që jetonin në Wuhan.

Në vijim të komunikimeve, pala turke u dakordësua që studentja Silva Doçi të udhëtojë në avionin ambulanc turk. Pas përfundimit të procedurave zyrtare me autoritetet kineze për lejimin e largimit të tyre nga Wuhan, avioni nga Kina u nis sot drejt aeroportit ushtarak në Ankara. Studentja shqiptare, Silva Doçi ka kryer të gjitha testet dhe ka dalë negative për virusin nCOV, por udhëtimi i gjatë në një avion me mbi 45 persona të tjerë të evakuuar nga Wuhan, e bën të detyrueshëm qëndrimin e saj në karantinë. Çdo shtetas që del nga provinca Wuhan, është i detyruar t`i nënshtrohet një regjimi mjekësor karantine 14 ditor para se të lëvizë lirshëm. Për këtë fazë evakuimi, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vazhdoi kontaktet e pandërprera me Ministrinë e Jashtme turke, me qëllim vijimin e regjimit të karantinës së studentes shqiptare në Turqi. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek dhe do të vazhdojë të ndjekë të gjithë procedurën e evakuimit të studentes shqiptare, deri në mbërritjen e saj pranë familjes në Shqipëri”, njofton ministria e Jashtme shqiptare.

Silva Doçi

Siç shihet në video e publikuar në median vendase, Turqia ka marrë masa të rrepta sigurie, ku të gjithë pasagjerët i janë nënshtruar një kontrolli. Duke përfshirë ekuipazhin janë në total 62 persona, ndërsa pasagjerët janë: 32 turq, 6 Azerbajxhan, 3 gjeorgjian dhe një shqiptarja, Silva Doçi.

Referuar “Haber Turk” të gjithë pasagjerët do të qëndrojnë në dhoma të veçanta, të quajtura karantinë për 14 ditë rresht dhe do të kontrollohen çdo tre ditë. Gjithashtu, edhe aeroplani do t’i nënshtrohet një pastrimi në pjesën e brendshme dhe të jashtme të saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "U BONE DHE TI OPERACION..."/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat "thumbojnë" VIP-at
Previous article ELIMINATORET "EURO 2022"/ Kombëtarja mposht me "POKER" Bullgarinë dhe e mbyll në vendin e parë

F.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme Aktualitet

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun Aktualitet

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT