• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 May, 2023
AlpeNews

Tirana, Albania

29 May, 2023
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
EUROVZIONI I PËGATITUR PËRBALLË SULMEVE KIBERNETIKE/ Sot performon Albina e Familja Kelmendi
Home
Kulturë

EUROVZIONI I PËGATITUR PËRBALLË SULMEVE KIBERNETIKE/ Sot performon Albina e Familja Kelmendi

11 May, 2023 shqipe.autor Kulturë

Përgatitjet e Eurovizionit për një kërcënim të mundshëm kibernetik nga Rusia janë optimale dhe organizatorët ndihen shumë të sigurt”. Këtë vlerësim jep drejtori menaxhues i festivalit europian të këngës në BBC. Transmetuesi ka punuar me ekipin e specializuar të Bashkimit Europian të Transmetuesve dhe Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike që përpara se të niste Festivali Europian i Këngës në Liverpul.

Ukraina fitoi konkursin e vitit të kaluar, por pushtimi nga Rusia bëri që organizimi t’i besohej Britanisë së Madhe. Sot është nata e dytë gjysmëfinale dhe Shqipëria përfaqësohet me Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje”.

Martin Green i BBC-së, i cili gjithashtu drejtoi ceremoninë olimpike në Londër 2012, tha se mënyra më e mirë për t’u përballur me çdo kërcënim ishte bashkëpunimi.

Organizova ceremoninë e hapjes së Olimpiadës, 12 vjet më parë dhe tani po e bëj sërish. Mënyra për ta trajtuar kërcënimin është thjesht të siguroheni që kemi njerëzit më të mirë pranë nesh dhe ne i kemi dhe jemi me shumë me fat për këtë.

Green konfirmoi se pati shumë testime, por nuk ndau detaje më specifike. Martin Osterdahl, mbikëqyrësi ekzekutiv i EBU-së për Eurovizionin, gjithashtu adresoi vendimin e tij për të bashkëpunuar me platformën e mediave sociale TikTok, si partner zyrtar.

Në mars, Parlamenti i Britanisë së Madhe njoftoi se do të bllokonte aplikacionin nga pajisjet dhe rrjetet e tij për shqetësime sigurie. Të tjera vende gjithashtu e kanë kufizuar ose ndaluar. Osterdahl tha se EBU planifikoi të rishikonte partneritetin me TikTok-un kur të përfundonte kontrata aktuale.

TikTok është anëtar i organizatës sonë, kështu që ne e dimë se çfarë po ndodh në secilin vend dhe ne do të vazhdojmë ta ndjekim nga afër. Ne po i shqyrtojmë të gjitha marrëveshjet tona të sponsorizimit rregullisht, si dhe skadencën e tyre. Ne do të bëjmë të njëjtën gjë me TikTok-un. Do të shohim si do të jetë situata kur të skadojë ajo kontratë.

Gjithashtu konfirmoi se njerëzit në Rusi janë të ndaluar të votojnë në garën e këtij viti për shkak të sanksioneve financiare ndaj vendit duke e bërë të pamundur që të paguajnë tarifën e votimit. Rusisë iu ndalua të konkurronte në garë vitin e kaluar pas pushtimit të Ukrainës.

Por, për herë të parë në historinë gati shtatë dekadëshe të konkursit, njerëz nga vende jashtë konkursit janë në gjendje të votojnë për këngën e preferuar këtë vit. Votat iu konvertohen në pikë që kanë të njëjtën peshë si një vend pjesëmarrës duke lejuar potencialisht disa qytetarë rusë të ndikojnë në votim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË TEPELENË/ 16-vjeçari plagoset me armën e shërbimit të babait! Pezullohet polici
Previous article DREJTOHEJ NGA SHQIPTARË/ Shkatërrohet banda kriminale e trafikut të drogës në Spanjë

shqipe.autor

Postime të ngjashme

"DON KISHOTI"/ Kryevepra e baletit klasik ngjitet në skenën e TKOB këtë të premte Art

"DON KISHOTI"/ Kryevepra e baletit klasik ngjitet në skenën e TKOB këtë të premte

"TANI HIQI BREKËT, ULE KOKËN..."/ Rita Petro: Më sulmuan në Shqipëri, por "Vrima" pati sukses në Francë, Rumani, Greqi dhe do të përkthehet... Kulturë

"TANI HIQI BREKËT, ULE KOKËN..."/ Rita Petro: Më sulmuan në Shqipëri, por "Vrima" pati sukses në Francë, Rumani, Greqi dhe do të përkthehet...

SOT FINALJA E "EUROVIZION 2023"/ Kush janë dy shtetet pretendente për të fituar? Kulturë

SOT FINALJA E "EUROVIZION 2023"/ Kush janë dy shtetet pretendente për të fituar?

Facebook Comments

EDMOND LAÇI/ Kinë, semafor për devetë në shkretëtirë Blog

EDMOND LAÇI/ Kinë, semafor për devetë në shkretëtirë

EDUARD ZALOSHNJA/ Rreth 42% e zgjedhësve në lista janë në emigracion Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rreth 42% e zgjedhësve në lista janë në emigracion

FRROK ÇUPI/ Ku ra PD, në Tiranë apo në Uashington? Blog

FRROK ÇUPI/ Ku ra PD, në Tiranë apo në Uashington?

EDMOND LAÇI/ Disa orë “perandor” në perandorinë e çajit Blog

EDMOND LAÇI/ Disa orë “perandor” në perandorinë e çajit

LUTFI DERVISHI/ 10 arsye pse nuk duhen ftuar palaçot në televizion Blog

LUTFI DERVISHI/ 10 arsye pse nuk duhen ftuar palaçot në televizion

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT