• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EUROSTAT NXJERR SHIFRAT/ Shqipëria, ndër vendet me nivel më të ulët vetëvrasjesh në Europë
Home
Breaking News

EUROSTAT NXJERR SHIFRAT/ Shqipëria, ndër vendet me nivel më të ulët vetëvrasjesh në Europë

11 September, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shqipëria renditet ndër vendet që ka një nivel të ulët vetëvrasjesh në krahasim me shtetet e tjera të Europës.

Shqipëria kishte në vitin 2017, kur bëhet raporti i gjithë të dhënave, 7.5 vetëvrasje për 100 mijë banorë, duke u renditur ndër 10 vendet që e kanë më të ulët këtë tregues dhe në krahasim me 11 vdekje nga vetëvrasjet për 100 mijë banorë që është mesatarja e bashkimit Europian. Serbia e ka nivelin e vetëvrasjeve në raport me popullsisë gati dy herë më të lartë se Shqipëria (14.3)

Të dhënat për vendet europiane janë publikuar nga Eurostat, ndërsa shifra e vetëvrasjeve jepet nga INSTAT dhe është përpunuar nga Monitor në raport me popullsinë.

Sipas Eurostat, në vitin 2017, midis Shteteve Anëtare të BE, Lituania regjistroi nivelin më të lartë të vetëvrasjeve me 26 vdekje për 100 000 banorë, pasuar nga Sllovenia (20 vdekje për 100 000 banorë), Letonia (18), Estonia dhe Hungaria (të dy 17).

Në skajin e kundërt të shkallës, Qipro regjistroi nivelet më të ulëta të standardizuara të vdekjes për vetëvrasje (4 vdekje për 100,000 banorë), pasuar nga Greqia dhe Malta (të dy 5), Italia (6) dhe Sllovakia (7).

Kur shihen të dhënat rajonale (NUTS2), rajonet Qendrore dhe Perëndimore të Lituanisë regjistruan shkallën më të lartë të standardizuar të vdekjes nga vetëvrasje me 28 vdekje për 100 000 banorë. Kjo u pasua nga Luksemburgu, në Rajonin e Vallonit në Belgjikë, me 25 vdekje për 100 000 banorë, Rrafshi i Madh i Jugut në Hungari (23) dhe Sllovenia Lindore (23).

Në skajin tjetër, rajonet me numrin më të vogël të vdekjeve që rezultojnë nga vetëvrasja ishin: Mayotte në Francë (në 2016), Campania në Itali, Ceuta në Spanjë dhe Greqinë Qendrore (Sterea Ellada) në Greqi. Të gjitha këto regjistruan një normë të standardizuar vdekjeje nga vetëvrasjet nga 3 vdekje për 100 000 banorë.

Rreth 48 700 njerëz në Bashkimin Evropian (BE) vdiqën si rezultat i vetë-dëmtimit të qëllimshëm në 2016, që korrespondon me 1% të të gjitha vdekjeve të raportuara atë vit. Pothuajse 8 në 10 nga këto vetëvrasje (77%) ishin midis burrave.

Mesatarisht, kishte pothuajse 11 vdekje për 100 000 banorë që rezultuan nga vetëvrasja në BE në 2016.

Në Shqipëri, viti kur është shënuar niveli më i lartë i vetëvrasjeve ishte në 2014-n, me 262 të tilla.

Në vitin 2019, ishin 216 shtetas që vendosën t’i japin vetë fund jetës në vend. Monitor

vetevrasjet1

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK FJETA GJITHË NATËN"/ Vuçiç rrëfehet për takimin në SHBA: Nuk shkuam për fitore të madhe, mund të ulesha në dysheme sepse…
Previous article TENSIONET PËR GAZIN ME GREQINË/ Turqia sërish mesazh të fortë BE-së: Nëse jeni pjesë e problemit, si mund të ndërmjetësoni

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJATEN ME TRE MUAJ HETIMET PËR DOSJEN "BALLUKU"/ BKH kontrolle në 4 banesa e zyra në Tiranë e Durrës Aktualitet

ZGJATEN ME TRE MUAJ HETIMET PËR DOSJEN "BALLUKU"/ BKH kontrolle në 4 banesa e zyra në Tiranë e Durrës

GARA PËR PROKURORIN E PËRGJITHSHËM/ Pas Adnan Xholit shpall kandidaturën edhe Rovena Zoto Aktualitet

GARA PËR PROKURORIN E PËRGJITHSHËM/ Pas Adnan Xholit shpall kandidaturën edhe Rovena Zoto

FENOMENI I ÇUDITSHËM NË GJIRIN E LALËZIT/ Një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale Aktualitet

FENOMENI I ÇUDITSHËM NË GJIRIN E LALËZIT/ Një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT