• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Europa do të bllokojë sufllaqet dhe kebapin. Po Shqipëria?
Home
Sociale

Europa do të bllokojë sufllaqet dhe kebapin. Po Shqipëria?

13 December, 2017 k.autor Aktualitet, Sociale

Parlamenti europian do të votojë sot mbi ndalimin e përdorimit të substancave konservuese në mishin e ngrirë për hell vertikal. Konkretisht propozohet ndalimi i fosfateve te mishi i përdorur për kebab apo sufllaqe.

Pala propozuese mbron argumentin se fosfatet mund të jenë përgjegjëse për rreziqe kardiovaskulare. Fillimisht në komisionin europarlamentar kjo masë kaloi pa asnjë kundërshtim, ndërsa pas përhapjes së lajmit nisi edhe rezistenca ndaj ndalimit.

Kundërshtarët argumentojnë se fosfatet e mbajnë mishin më të shijshëm dhe të freskët dhe se e njëjta sasi fosfati gjendet edhe në 1.5 litër pije me gaz.

Në Gjermani, i cili është edhe vendi me përdorimin më të madh të mishit të kebabit në Europë, masën e shohin si një kërcënim për industrinë e ushqimeve të shpejta. Shoqata gjermane e prodhuesve të doner kebab është shprehur se një miratim nga parlamenti europian, do të ishte vendim me vdekje për të gjithë industrinë e kebabit në Bashkimin Europian.

Për shkak të vendndodhjes, nga ky ndalim do të prekej edhe Shqipëri. Edhe pse teknikisht mishi me konservues do të lejohej të hynte në vend, ai do të ishte më i vështirë për t’u gjetur dhe rrjedhimisht më i shtrenjtë.

Furnizues kryesor për Shqipërinë do të mbeteshin vetëm vendet jashtë BE, si Turqia, ose vendi do të detyrohej të importonte të njëjtin produkt që do të përdoret edhe në union. Në të dyja rastet, sufllaqet në Shqipëri ose do të kushtojnë më tepër, ose do të kenë më pak shije, çka nënkupton rrezik për bizneset.

Komisioni Europian dërgoi një propozim për lejimin e fosfateve në disa lloje mishrash, pra një përjashtim nga masa e komisionit europarlamentar. Një veprim i tillë ka marrë mbështetjen e një sërë delegatësh shtetëror.

Përjashtime nga ky rregull janë bërë edhe në të kaluarën, duke lejuar konservantët në produkte si salçiçet, mishi për hamburger me një minimum perimesh apo drithërash, si edhe tek proshuta gri e tymosur finlandeze.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nuk është ashtu siç duket! Këto FOTO do ju bëjnë të qeshni me lot edhe pse...
Previous article Kjo modele suedeze e ka tepruar me operacionet plastike. 200 ndërhyrje në trup (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E BRAZILIT LË NË FUQI ARRESTIMIN E ERVIN MATËS/ Vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë Aktualitet

GJYKATA E BRAZILIT LË NË FUQI ARRESTIMIN E ERVIN MATËS/ Vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë

SHOKUESE/ Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet në Sarandë Aktualitet

SHOKUESE/ Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet në Sarandë

"RAMA, JEPE DORËHEQJEN"/ Sot dita e 58 e revoltës popullore, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Revolucion Aktualitet

"RAMA, JEPE DORËHEQJEN"/ Sot dita e 58 e revoltës popullore, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Revolucion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT