• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EUROPA RREGJISTRON RRITJE TË RASTEVE TË REJA ME COVID-19/ OBSH: Pandemia mund të vihet në kontroll për 2 vite
Home
Nderkombetare

EUROPA RREGJISTRON RRITJE TË RASTEVE TË REJA ME COVID-19/ OBSH: Pandemia mund të vihet në kontroll për 2 vite

22 August, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se pandemia e koronavirusit mund të vihet nën kontroll për dy vjet, teksa Evropa po përjeton raste të reja me koronavirus e në Shtetet e Bashkuara – vendi i goditur më së keqi nga pandemia – duket se ka filluar të bie numri i rasteve të reja. Drejtori i OBSH-së, Adhanom Ghebreyesus tha më 21 gusht se shpreson që teknologjia moderne i jep mjete njerëzimit që ta luftojë sëmundjen COVID-19, në mënyrë me efektive sesa ishte luftuar pandemia e Gripit Spanjoll.

“Prandaj, ne shpresojmë se kjo pandemi do të përfundojë në më pak se dy vjet”, tha ai. Megjithatë, shefi i OBSH-së paralajmëroi se “edhe nëse ne e kemi një vaksinë, pandemia nuk do të përfundojë vetë”.
Shtetet nuk duhet t’i kenë shpresat vetëm te një vaksinë potenciale, por duhet të zbatojë në mënyrë efektive masat shëndetësore dhe njerëzit duhet t’i përmbahen masave që të ulet lakorja e infektimeve, tha ai.

Deri më tani, pothuajse 23 milionë njerëz në mbarë botën janë infektuar me koronavirus dhe afro 800,000 kanë vdekur, thuhet në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins. Megjithatë, shifrat reale besohet se janë më të larta. Gjermania, Franca, Spanja dhe Italia janë në mesin e shteteve që po regjistrojnë rritje të rasteve. Franca ka raportuar për të dytën ditë me radhë mbi 4,000 raste të reja. Spanja ka regjistruar dyfishin e rasteve të Francës; Italia ka regjistruar pothuajse 1,000 raste në ditë, ndërkaq në Gjermani, numri i rasteve të reja me koronavirus, brenda një dite po arrin shifrën prej mbi 1,500.
Rritja e numrit të rasteve të reja, sipas ekspertëve, lidhet me udhëtimet gjatë verës të të rinjve, që ka rritur frikën se virusi mund të rikthehet më fuqishëm gjatë vjeshtës.

Por, disa liderë evropianë kanë dhënë sinjale se nuk do të rikthejnë masat e izolimit, të cilat në shumë vende të botës kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike. Në SHBA, mbi 175,000 persona kanë vdekur me koronavirus, ndërkaq, Brazili ka regjistruar mbi 113,000 viktima. Megjithatë, për pesë ditë me radhë, në SHBA është shënuar rënie e rasteve të reja, ku janë regjistruar 43,000 raste të reja brenda 24 orëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORTIZONI LUFTON COVID-19/ Flet mjekja italiane: Unë e përdora që në muajin shkurt
Previous article LAJM I MIRË/ Biologu Ethem Ruka: Shumë shpejt do të arrihet në shërimin e diabetit TIP 1

s.autor

Postime të ngjashme

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte Botë

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh… Botë

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh…

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç Botë

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT