• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EUROPA PËRBALLË VALËS SË DYTË TË COVID-19/ Franca vendos gjendjen e alarmit, Çekia rikthen emergjencën, ja vendi që rrezikon mbylljen
Home
Nderkombetare

EUROPA PËRBALLË VALËS SË DYTË TË COVID-19/ Franca vendos gjendjen e alarmit, Çekia rikthen emergjencën, ja vendi që rrezikon mbylljen

6 October, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Duke pasur parasysh numrin në rritje të infeksioneve të reja gjithnjë e më shumë shtete evropiane po marrin masa më të forta për të penguar pandeminë. Një prej vendeve rrezikon të vendosë sërish kufizime të përgjithshme.

Në Irlandë jeta publike mund të vendoset sërish nën kufizimet totale. Sipas një njoftimi të mediave, shtabi i emergjencave këshilloi autoritetet e shëndetësisë që të vendosin kufizimet e nivelit të pestë. Në këtë mënyrë qytetarëve do u kërkohej që të qëndronin në shtëpi dhe të lëviznin në një distancë me rreze 5 kilometra.

Aktualisht, të gjitha zonat ndodhen nën masat e nivelit 2. Në fundjavë Irlanda pati numrin më të madh të infeksioneve të reja me Corona, të arritur që pas muajit prill. Sipas statistikave të Qendrës europiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, (European Centre for Disease Prevention and Control ECDC), në krahasim me vendet e tjera europiane Irlanda, nuk është në gjendje edhe aq të keqe. Me një nivel prej 104,6 infeksionesh të dokumentuara për 100 mijë banorë për dy javët e fundit, Irlanda është zë vendin e 14 mes 31 vendeve.

Sipas ECDC, në Gjermani niveli i infeksioneve është 33,5. Nivelin më të lartë e ka aktualisht Spanja me (319,3) dhe Çekia (303,3). Në Spanjë, kryeqyteti Madrid është prekur shumë, dhe ka numrin më të lartë të infeksioneve të reja në Evropën Perëndimore. Që prej fundjavës, Madridi dhe nëntë komuna të tjera përreth janë izoluar nga pjesa tjetër e vendit. Por urdhëri i dhënë nga qeveria qendrore është kritikuar shumë nga autoritetet lokale.

Çekia vendos sërish gjendjen e emergjencës

Në Çeki, në mesnatë duke gdhirë dita e hënë, hyri në fuqi gjendja e emergjencës. Qeveria e kryesuar nga kryeministri Andrej Babis, vendosi gjendjen e emergjencës për shkak të rritjes “së madhe si raketë” të infeksioneve me Corona. Gjendja e emergjencës i jep ndër të tjera mundësinë qeverisë, që të kufizojë të drejtat qytetare si për shembull atë të grumbullimit dhe të vendosë masa pa aprovimin e Parlamentit. Gjendja e emergjencës ka vazhduar një herë nga mesi i marsit deri në mes të muajit maj. Por kësaj radhe, ndryshe nga hera e parë kufijtë do të qëndrojnë të hapur. Edhe firmat dhe bizneset nuk janë të prekura. Ditën e premte u arrit me 3792 raste një maksimum i ri në numrin e infeksioneve me Corona. Ministria e Jashtme gjermane, ka paralajmëruar për rreziqet që ekzistojnë po të udhëtohet në Çeki.

Franca vendos gjendjen e alarmit për Parisin

Edhe Franca arriti të shtunën e kaluar me 16,972 raste të reja infeksionesh me Corona për 24 orë, një nivel të ri maksimal infeksionesh. Në fundjavë Franca pati gjithsej 30 mijë raste të reja, të konfirmuara. Parisi është kthyer sërish në pikë të nxehtë. Ditën e hënë autoritetet reaguan duke vendosur gjendjen e alarmit në kryeqytet. Kështu atje janë në fuqi masat më të ashpra.

Në Paris dhe në disa prej rrethinave baret dhe kafetë do të qëndrojnë të mbyllura pas ditës së martë, bëri të ditur në një konferencë shtypi drejtori i policisë, Didier Lallement. Kurse restorantet lejohet të qëndrojnë të hapura, por duke respektuar rregulla të forta higjenike. Masat do të jenë në fuqi për dy javë, fillimisht. Deri tani “gjendja më e lartë e alarmit” ka pas qenë për territoret franceze përtej oqeanit, në Guadeloupe dhe për Marsejën. Në portin francezojugor janë mbyllur si baret ashtu edhe restorantet.

Itali: Maska me detyrim edhe në mjedise të hapura

Edhe në Itali qeveria planifikon të vendosë masa të tjera për të penguar valën e dytë të infeksioneve. Sipas njoftimeve të mediave, detyrimi për vendosjen e maskave do të jetë edhe për përjashta. Detyrimi për të mbajtur kudo dhe në çdo kohë mbrojtëse të hundës dhe gojës, do të hyjë në fuqi që ditën e mërkurë. Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza do t’i kërkojë zyrtarisht Parlamentit në Romë që të zgjasë deri më 31 janar 2021 gjendjen emergjente të Coronës, shkruante ndër të tjera gazeta “Corriere della Sera”. Kjo i jep qeverisë fuqi te veçantë. Deri tani gjendja e emergjencës e kishte afatin deri më 15 tetor.

Javët e fundit autoritetet italiane kanë shënuar rritje të madhe të numrit të infeksioneve. Megjithatë, deri tani në Itali pandemia konsiderohej të ishte nën kontroll. Ditën e diel pati zyrtarisht 2578 raste të reja infeksionesh me Corona. Niveli i infeksioneve është 43,4 infeksione për 100 mijë banorë brenda 14 ditëve të fundit.

Mediet: Sërish mangësi në klinikat britanike

Në Britaninë e Madhe numri i infeksioneve të reja të përditshme u rrit me hov nga 12872 në 22961. Sipas njoftimeve të mediave, ka rrezik që sërish nëpër klinika të mos ketë vende. Rritja e madhe numrit të infeksioneve në fundjavë ka pjesërisht të bëjë me kalimin në sistemin kompjuterik të rezultateve të analizave për 15 mijë raste, që ishte shtyrë për shkaqe teknike. Kjo ka bërë që në numrin e rasteve të ditëve të ardhshme, të ketë raste që vijnë nga ditët e fundit të shtatorit. /DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U KAPËN ME ARMË/ Dëshmia e Fjolla Morinës: S’e dija që i kisha me vete. Me Fisnikun jemi gati për martesë. Biznesmeni: S’do të kisha…
Previous article BASHA KRYEMINISTËR? Aktori i humorit “provokon” Grida Dumën: E ka koefiçentin 12, njëlloj si të fitojë Delvina ndaj Real Madrid (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT