• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EUROPA E PARA NË BOTË PËR KONSUMIMIN E ALKOOLIT/ OBSH: Alkooli kancerogjen i Grupit 1!
Home
Jetë

EUROPA E PARA NË BOTË PËR KONSUMIMIN E ALKOOLIT/ OBSH: Alkooli kancerogjen i Grupit 1!

11 December, 2022 s.autor Jetë

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH jep shifrat dhe nuk fsheh shqetësimin: Europa kryeson në nivel global për nivelin më të lartë të konsumit të alkoolit. Janë në kontinentin e vjetër, tetë nga dhjetë shtetet me konsumin më të lartë të alkoolit në botë, duke përfshirë këtu Islandën, Norvegjinë e gjithashtu Ukrainën. Në mënyrë të përsëritur, ekspertët japin alarmin se abuzimi me alkoolin, jo vetëm që shkakton dëme ekonomike e gjithashtu vë nën presion sistemet sociale e ato shëndetësore të vendeve respektive, por për më tepër bëhet shkak edhe për tumoret.

Të dhënat zyrtare nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tregojnë se kanceri është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve të lidhura me alkoolin në Europë. Referuar përfundimeve të studimeve të ndryshme, specialistët e çështjeve shëndetësore kanë theksuar se në vendet e Bashkimit Europian, rreth gjysma e rasteve të kancerit të gjirit të gratë e vajzat janë të lidhura me alkoolin, madje edhe në raste të konsumit të lehtë ose të moderuar. Hans Henri P.Kluge, drejtor rajonal i OBSH-së për Europën:

Alkooli është një kancerogjen i Grupit 1, në të njëjtën kategori si arseniku, asbesti e duhani. Megjithatë shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet e shumta që paraqet alkooli për shëndetin e tyre. Kanceri është arsyeja kryesore e vdekjeve të lidhura me alkoolin në shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Vetëm në vitin 2016, pothuajse 80 mijë njerëz vdiqën nga format e tumoreve të lidhura me alkoolin.

Për këtë arsye, Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH ka nisur një fushatë, të financuar në shumën 10 milion euro, me qëllimin për të rritur ndërgjegjësimin e opinionit publik e të politikëbërësve mbi lidhjet alarmante mes konsumit të alkoolit e rreziqeve të kancerit. Projekti i OBSH-së planifikon të përmirësojë etiketat paralajmëruese shëndetësore për pijet alkoolike, kontrollin e alkoolit e po ashtu të forcojë edukimin shëndetësor mbi këtë temë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KUR ERDHËM NË GREQI FLINIM..."/ Aktori me origjinë shqiptare: Më bullizonin në shkollë
Previous article E PËSON KEQ/ Tentoi të kalojë kufirin me 20 mijë paund të padeklaruara, arrestohet në Morinë 32-vjeçari që vinte nga Prishtina

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare

LËNË PAS HATËRMBETJET/ Charles III takohet pas 4 vitesh me Princin Harry-n dhe familjen e tij Jetë

LËNË PAS HATËRMBETJET/ Charles III takohet pas 4 vitesh me Princin Harry-n dhe familjen e tij

MISTER NË DUBAI/ Influencuesja 27-vjeçare braziliane humb jetën pasi ra nga kati i 27-të Jetë

MISTER NË DUBAI/ Influencuesja 27-vjeçare braziliane humb jetën pasi ra nga kati i 27-të

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT