• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EUROBONDI/ Rama në Twitter: Shqipëria shihet si një investim i sigurtë e premtues falë reformave
Home
Politikë

EUROBONDI/ Rama në Twitter: Shqipëria shihet si një investim i sigurtë e premtues falë reformave

2 October, 2018 k.autor Politikë

Shqipëria doli sot për herë të tretë në tregjet financiare ndërkombëtare për marrë hua deri në 500 milionë euro, përmes emetimit të Eurobondit, me afat maturimi 5-7 vjet. “Shqipëria shihet si një investim i sigurtë e premtues falë reformave transformuese”,shprehet Kryeministri Rama në një reagim në rrjetet sociale.

Rama: Tregjet u përgjigjën qartë 4 vjet më parë Shqipëria paguante 5.75% bond 5 vjeçar, për të kompensuar ata që investonin paratë tek ky vend. Sot paguajmë 3.5% bond 7 vjeçar Shqipëria shihet si një investim i sigurtë e premtues falë reformave transformuese. Ende shumë për të bërë.

Eurobondi i tretë – Priten interesa më të ulëta

Shqipëria doli sot për herë të tretë në tregjet financiare ndërkombëtare për marrë hua deri në 500 milionë euro, përmes emetimit të Eurobondit, me afat maturimi 5-7 vjet.

Në vitin 2010, qeveria shqiptare emetoi me sukses eurobonde në vlerën e 300 milionë eurove, me një kupon prej 7.5%, ndërsa në vitin 2015 shuma e emetuar arriti në 450 milionë euro dhe kuponi zbriti në 5.75%.

Tendenca e normave të interesit për obligacionet shqiptare ka qenë pozitive, edhe falë rënies së përgjithshme të normave të interesit në tregjet financiare. Pritshmëritë e Ministrisë së Financave janë për të siguruar norma më të ulëta interesi në emetimin e të martës.

Eurobondet ose Obligacionet në euro

Obligacionet në euro apo eurobondet janë letra borxhi afatgjatë në monedhën e përbashkët europiane. Titujt e huamarrjes në euro janë instrumente likuide, që investitorët të cilët i zotërojnë mund t’i tregtojnë lirshëm në bursa. Një tregtim i tillë pothuajse nuk ekziston për obligacionet në lekë, për arsyen e vetme se tregu dytësor dhe bursa në Shqipëri ende janë të pazhvilluara. Tregtimi dytësor, në fakt, përbën një lloj barometri në kohë për vlerën reale të tregut të këtyre instrumenteve dhe besimin që emetuesi gëzon në tregje.

Postimi i plotë

Tregjet u përgjigjën qartë😊4vjet më parë Shqipëria paguante 5.75% bond 5vjeçar, për të kompensuar ata që investonin paratë tek ky vend. Sot paguajmë 3.5% bond 7vjeçar👍 Shqipëria shihet si një investim i sigurtë e premtues falë reformave transformuese. Ende shumë për të bërë🙏

— Edi Rama (@ediramaal) October 2, 2018

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRANÇESKA JAÇE TËRBON DHE DEMIN/ Tregon gjithçka fshihet poshtë fustanit të lagur (FOTO)
Previous article E PABESUESHME/ Hoffenheim-Man City, shënohet dy gola për 8 minuta lojë

k.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme Breaking News

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT