• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Euro zhvlerësohet sërish përballë lekut
Home
Ekonomi
Biznes

Euro zhvlerësohet sërish përballë lekut

3 April, 2018 Redaktor2 Biznes, Ekonomi

Në rihapjen e tregjeve të këmbimit valutor pas festës së pashkëve, valutat ndërkombëtare u janë rikthyer humbjeve kundrejt monedhës vendase.

Leku vazhdon të forcohet dhe të fitojë terren, duke mbajtur euron dhe dollarin në minimume rekord.

Euro këmbëhet ditën e sotme për 130 lekë, duke rënë me 0.4 pikë krahasuar me nivelin e ditës së premte. Pavarësisht një rritjeje të lehtë në tregun ndërkombëtar, faktorët e kërkesës dhe ofertës në tregun e brendshëm ka bërë që kjo valutë t’i rikthehet rënies.

Në rënie me 0.4 pikë është regjistruar edhe kursi i sotëm i dollarit amerikan. Tashmë një dollar këmbehet për 105.8 lekë dhe vijon të reflektojë sjelljen e tregjeve ndërkombëtare, ku valuta amerikane vijon të mbetet e dobët. Megjithatë gjatë javëve të ardhshme priten ndryshime, pasi në qendër të vëmendjes së investitorëve do të jetë me shumë gjasa lufta tregtare SHBA-Kinë.

Megjithëse ka humbur gjysmë pike krahasuar me ditën e premte, paundi britanik është valuta që i ka mbetur më besnike vlerës së saj normale. Ditën e martë, ajo këmbehet për 148.5 lekë, por pritet që kjo vlerë të ngrihet së shpejti, në dukje të ecurisë pozitive të ekonomisë britanike para largimit nga BE, shkruan “scan”.

Sa i takon valutave të tjera që shiten në tregun vendas, dollari australian ka regjistruar luhatjen më të vogël të ditës, duke rënë me vetëm 0.2 pikë nga vlera e ditës së premte. Dollari kanadez është dobësuar ndaj lekut me 0.5 pikë, ndërsa franga zvicerane ka rënë me 0.4 pikë për të kapur kursin e 110.3 lekëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOT: 1-vjetori i ndarjes nga jeta, përurohet shtatorja e kantautorit Françesk Radi
Previous article Konflikt për motive pronësie/ Arrestohet skraparliu, plagos kryetarin e fshatit me armë zjarri (EMRI)

Redaktor2

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT