• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Euro vret eksportet/ Çmimi i bimëve mjekësore ulet, preken 90 000 të punësuar
Home
Ekonomi

Euro vret eksportet/ Çmimi i bimëve mjekësore ulet, preken 90 000 të punësuar

21 May, 2018 F.autor Ekonomi

Forcimi i lekut ndaj euros ka filluar që të kërcënojë me faliment industritë që punojnë tërësisht për eksport. Alarmin e kanë dhënë eksportuesit e bimëve mjekësore, të cilët i kërkuan qeverisë që të ndërhyjë për të shpëtuar vendet e punës.

Filip Gjoka, President i Industrisë së Bimëve Medicinale, u shpreh: “Të ndërhyjë me qëllim që të ruajmë këto tregje, që mezi i kemi ndërtuar në 27 vjet dhe me qëllim që të ruajmë vendet e punës, të cilat janë vende pune në zonat rurale, më të varfra të vendit”.

Sipas Gjokës, industria e bimëve mjekësore punëson rreth 90 000 persona në shkallë vendi, duke siguruar të ardhura për shtresat më të varfra të shoqërisë. Ndaj, ai ka kërkuar lehtësim taksash nga qeveria.

“Të ulet tatim-fitimi për 6 muaj për kompanitë eksportuese, të ulen edhe vizitat fiskale, që për hiçgjë çojnë subjekte drejt penalizimit”, shtoi Gjoka.

Bimët mjekësore të Shqipërisë eksportohen kryesisht në Europë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndaj, kompanitë eksportuese janë prekur si nga dobësimi i euros, ashtu edhe dollarit amerikan./ Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FORMULA 1/ Tradita e Red Bull, pilotët Verstappen e Ricciardo gara me rulota
Previous article Fitoi kupën kundër Bayernit, festë e jashtëzakonshme në qytetin e Frankfurtit (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

KREDITË E KËQIA BIEN NË NIVELE REKORD: Arrijnë në 3.59 për qind, norma më e ulët që nga 2008! Ekonomi

KREDITË E KËQIA BIEN NË NIVELE REKORD: Arrijnë në 3.59 për qind, norma më e ulët që nga 2008!

KOMPESIM PËR TRANSPORTIN PUBLIK/ 50 lekë/litër karburanti për 5 muaj! Aplikimet hapen më 10 nëntor Ekonomi

KOMPESIM PËR TRANSPORTIN PUBLIK/ 50 lekë/litër karburanti për 5 muaj! Aplikimet hapen më 10 nëntor

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET/ Ja sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET/ Ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT