• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Euro vendos rekord të ri, ekspertët paralajmërojnë: Ja çfarë do ndodhë më pas
Home
Ekonomi

Euro vendos rekord të ri, ekspertët paralajmërojnë: Ja çfarë do ndodhë më pas

29 May, 2018 Ina.Autor Ekonomi

Monedha e përbashkët ka shënuar sërish një rekord të ri të ulët në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot me 126.49 lekë, rreth 0.23 pikë më pak se një ditë më parë. Euro e nisi ditën e djeshme duke rikuperuar pikë përkundrejt lekut vendas, pas një jave ku humbi më shumë se 0.53 pikë.

Sipas ekspertëve të kursit të këmbimit aktualisht po ndikojnë efektet sezonale. Ata argumentojnë se sezoni turistik  ka nisur më shpejt.  Duke u bazuar në ecurinë shumë vjeçare të kursit të këmbimit sipas aktorëve kryesorë të tregut, nëse euro do t’i nënshtrohet trendëve të viteve të mëparshme, dy do të jenë periudhat e dobëta për të. Me përfundimin e muajit të Ramazanit, sipas ekspertëve pritet që të rriten flukset e turistëve nga Kosova dhe për rrjedhojë do të rritet më tej oferta në valutë. Ndërsa periudha e dytë parashikohet gushti, i cili është muaji ku shtohen flukset e emigrantëve që kthehen në atdhe për pushime dhe sjellin dhe remitanca për të afërmit e tyre.

Ekspertët vazhdojnë t’i qëndrojnë mendimit se shkak për rënien e valutës janë prurjet nga aktivitete jo të ligjshme dhe shtojnë se zhvillimet në kursin e këmbimit janë jashtë konceptit ekonomik (jo të ndikuar nga faktorë të matshëm).

Aktorët kryesorë të tregut thanë për Monitor se për shkak të rënies së vazhdueshme të euros, individët që kanë kursime në valutë kanë nisur që të këmbejnë në monedhën vendase për shkak të frikës së rënies së mëtejshme.

Dollari amerikan shënoi rritje rekord në tregun vendas. Një dollar u këmbye me 109.6 lekë, rreth 1.17 lekë më shumë se një ditë më parë, duke rikuperuar pikë nga zhvlerësimi që pati në muajt e parë të 2018-s. Ekspertët e e këmbimit valutor argumentojnë se monedha e gjelbër do të jetë nën ndikimin e zhvillimeve ndërkombëtare. Aktualisht euro është dobësuar në tregjet ndërkombëtare për shkak të fitores së partive të ekstremit të majtë në Itali. Ndërsa dollari ka reflektuar besim tek investitorët pas zhvillimeve pozitive për të arritur një marrëveshje midis SHBA dhe Koresë për armët bërthamore.

Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ish banores së Big Brother i ndodh e papritura! I hapin llogari false në Instagram (FOTO)
Previous article "DO TËRBOHENI"/ Morena shfaqet duke bërë "DUSH", tregon të PASMET dhe...(FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT